Drejtuesit peqinas vendosin t’u besojnë të rinjve

Drejtuesit peqinas vendosin t’u besojnë të rinjve

1 Comment on Drejtuesit peqinas vendosin t’u besojnë të rinjve

Klubi peqinas edhe për këtë sezon futbollistik duket se do të ndjekë të njëjtën strategji që ndoqi në sezonin e fundit, që është mbështetja dhe dhënia e sa më shumë hapësirave për futbollistët e rinj vendës. Në fakt, gjatë sezonit të fundit peqinasit kanë arritur që me shumë sukses të përballojnë një kampionat të gjatë duke i shpëtuar rënies nga kategoria në fund të sezonit, çka ka bërë që drejtuesit e klubit në bashkëpunim me trajnerin Magani të vijojnë me të njëjtin projekt edhe në këtë sezon. Fakti që Shkumbini është ndër të paktat ekipe që nuk kanë një sponsor- president, e ka detyruar në njëfarë mënyre klubin që të ndjekë një strategji të re, duke u besuar më shumë futbollistëve vendës. Mungesa e financave të mëdha i privon peqinasit që të bëjnë një merkato të pasur, megjithëse deri më tani janë afruar në skuadër emra si Devolli, Gava, Kaculi e Gjata, elemente cilësore që i kanë kompletuar repartet.
Fatmir Ahmeti

/Panorama/Shkumbini.com/

About the author:

1 Comment

  1. Janeth  - 14/12/2015 - 00:37
    Reply /

    Jeni 1-sha Fare?filmat ma te bukur po i qitni Wrong Turnshum shum i bukur? te gjitha pjseer ikam pare,por edhe 1 here po i shikoj?respekte per juve per punen qe po e bebni, shpresoj te ju ec Mbareb Gjithmoneb

Leave a comment

Back to Top