Interviste me kapitenin e Shkumbinit

Interviste me kapitenin e Shkumbinit

Interviste me kapitenin e Shkumbinit

No Comments on Interviste me kapitenin e Shkumbinit

Kriza financiare në klubin e Shkumbinit nuk e ka bërë aspak kapitenin  Mujdragiç “të vërë dorën në zemër”. Lojtari e ka bërë të qartë se i bashkohet atij ekipi që ka pretendime dhe njëkohësisht paraqet një kontratë të mirë.

– Çfarë është duke bërë Mujdragiç në këto momente?

– Për momentin ndodhem në shtëpi, pranë familjes dhe të afërmve të mi. Më është dashur të shpenzoj më shumë kohë me Shkumbinin për shkak të plejautit e më pas kam qenë në një provë më Singapor, kështu që koha pranë familjes ka qenë e limituar për mua.

– A keni menduar për sezonin e ardhshëm?

– Pa dyshim që kam menduar edhe për këtë. Kam patur oferta, si nga ekipe të Shqipërisë, ashtu dhe jashtë saj. Jam në kohë dhe jam duke i shqyrtuar këto oferta për të zgjedhur më të mirën prej tyre. Do t’i bashkohem një ekipi me synime, por edhe që të më ofrojë një kontratë të kënaqshme.

– A e keni menduar një rikthim të mundshëm në Peqin?

– Në realitet kam qenë në ndjekje të situatës tek Shkumbini. Më vjen vërtet keq që situata është përkeqësuar. Në Peqin kam kaluar momente të pashkyeshëm, daj edhe dëshira ime është ta shikoj këtë ekip në majat e Superligës…. Unë gjithnjë kam qenë me parimin, “kurrë mos thuaj kurrë”. Ndaj nuk e përjashtoj asnjë moment se mund të jem pjesë e këtij ekipi. Por, dua të jem i qartë: rikthimi im ndodh vetëm nëse më ofrohet një kontratë e kënaqshme. Deri më tani nuk kam patur asnjë ftesë, apo diçka serioze nga ky ekip, ndaj e shikoj veten tjetërkund.

– Po ju jeni nën kontratë. Si mund të largoheni?

– Jo, jo! Për aq kohë sa një klub s’mund të paguajë me korrektësi lojtarët e tij, duhet t’i lërë të lirë. Në këtë kontekst, unë mendoj se jam i lirë. Kam biseduar edhe me zëvendëspresidentin Sula për këtë gjë dhe kam marrë pëlqimin e tij për të parë ndonjë ekip tjetër që më plotëson kërkesat e mia finanaciare.

– Sidoqoftë, nuk është e bukur kur ikën kapiteni. Mund të merrni damkën e një tradhtari…

– Nuk e mendoj kurrsesi kështu. Unë jam një lojtar profesionist dhe si i tillë bëj pjesë në një ekip që mund të më ofrojë një kontratë. Në Peqin, për momentin, nuk mundet të ma ofrojnë këtë, për shkak të problemeve të tyre, dhe kjo më zhvesh nga çdo lloj detyrimi e etiketimi.

Intervistoi: Lulzim Resuli

About the author:

Leave a comment

Back to Top