Interviste me Maganin para ndeshjes me Flamurtarin

Interviste me Maganin para ndeshjes me Flamurtarin

Interviste me Maganin para ndeshjes me Flamurtarin

No Comments on Interviste me Maganin para ndeshjes me Flamurtarin

Magani: “Kundër Flamurtarit, speciale! Atje është tifozëria më e zgjuar në Shqipëri. Nuk e kam të thjeshtë të jem trajner i fëmijëve të mi. Shkumbini do të mbijetojë”

Këtë fundjavë, në Vlorë. As për të drejtuar e as për plazh. Për të luajtur një ndeshje futbolli kundër së shkuarës. Madje një të shkuare shumë të rëndësishme. Gugash Magani, tani trajner i Shkumbinit rikthehet në stadiumin “Flamurtari” për herë të parë si trajner kundërshtar. Do ta duartrokasin dhe brohorasin.
– Stadiumi “Flamurtari” është i njohur për ju
– Kam kaluar momente të shkëlqyera atje. Për pak dolëm kampion. Kam luajtur futboll me Partizanin, por si trajner ishte periudha më e rëndësishme. Kam kaluar dy vite të mrekullueshme.
– Njerëzit ju duan shumë, madje ju kërkuan dhe si trajner
– Tani ata e kanë trajnerin, i cili është shumë i aftë dhe unë kam respekt për të.
– Por, do ju brohorasin Ju?
– Besoj se me qytetin dhe tifozët kam një raport special. Ata janë një tifozëri e zgjuar.
– Si i fituat ata?
– Jo vetëm me rezultate. Kam qenë i ndershëm dhe korrekt. Kam bërë zgjedhje profesionale.
– Drejtuesit janë miqtë tuaj
– Po, Gjika dhe Geri Çipi janë miqtë e mi. Por këtë radhë dua t’i mund. Kështu do të tregoj më shumë respekt për miqësinë.
– Pse pranuat të punonit në Peqin?
– Unë kam qenë lojtar i Besës dhe punova në Kavajë. Mendoni tani që më thërriti qyteti im. Doja të punoja, kisha detyrime me këtë ambient.
– Nuk është një skuadër me yje?
– Jemi një skuadër me disa lojtarë veteranë dhe shumë të rinj. Njerëzit në Peqin e duan shumë futbollin. Ky qytet ka 8-9 mijë banorë dhe ka 7-8 lojtarë të rinj në skuadër dhe kjo është një gjë impresionuese. Jam i lumtur që punoj këtu.
– Kjo është sfida juaj dhe ju duhet ta pranoni
– Po, unë i dal për zot gjërave. Punoj shumë dhe përpiqem që të trajnoj mirë. Këtë gjë kam bërë gjithnjë. I shoh të gjithë në sy. Por ne do shpëtojmë. Nëse një ditë mendoj se do të biem, unë e lë detyrën time.
– A ka probleme financiare në skuadër?
– Jo! Rrogat janë të ulëta, por të gjithë e marrin atë për të cilën kanë firmosur në kohën e duhur. Jemi njerëz të ndershëm dhe drejtuesit përpiqen shumë për të plotësuar kushtet. Sot, përshembull, lojtarët kanë marrë premiot e ndeshjes me Besën.
– Me Devollin keni rikthyer harmoninë në marrëdhënie
– Nuk kam pasur asgjë me të. Më besoni. Ishte vetëm një polemikë e çastit. Kaq. Ai është lojtar shumë i mirë dhe këtë e kam thënë gjithnjë. Kjo është evidente këto javë të para.
– Dy djem në skuadër, si e menaxhoni?
– Është e vështirë, por një arsye që jam rikthyer të punoj këtu janë dhe ata. Shpesh njerëzit më kanë kritikuar që i kam zëvendësuar. Në Tiranë, rastësisht, ata ndërruan njëri-tjetrin. Në fillim mendoja dhe të mos i kisha në ekip dhe shumë njerëz do flisnin, por m’u kujtua një fjali e profesorit italian, Ferrara, ndërkohë që bënim kursin për licensën UEFA B: “Nëse dikush stërvit djalin tuaj dhe ai bën mirë, a nuk do t’ju vinte keq të mos e kishit ju në ekip?”. Unë i shoh në sy, kam aq karakter sa t’i aktivizoj vetëm nëse e meritojnë. Njëri nga ata shënoi kundër Besës dhe kjo ishte një gjë e jashtëzakonshme.
– Në Peqin, në fushë nuk ka më shumë agresivitet?
– Shpesh gjërat janë ekzagjeruar. Unë e pranoj që në javët e fundit lufta për mbijetesë bëhet e fortë, ka shumë fusha ku gjërat vështirësohen. Unë patjetër që dua që lojtarët e mi të luajnë fort brenda rregullave sportive por mundohem t’ju shpjegoj në stërvitje që nuk ka asnjë vlerë nëse përveç kësaj nuk luhet një futboll dhe nuk dinë të rrinë në fushë. Unë punoj shumë me këta djem dhe nga ana psikologjike. Jam si një baba për ta dhe ndihem mirë që po kontribuoj këtu.
– Mund të kishit shkuar te Teuta?
– Oferta ishte shumë e mirë dhe shumë e respektuar. I thashë presidentit Hasanbelliu që është ideale, por unë jam njeri i Besës. U kam dhënë fjalën këtyre njerëzve që do shpëtoj Peqinin dhe nuk mund t’i lija në baltë.
Intervistoi:
Gjergji Stefa

About the author:

Leave a comment

Back to Top