Isaj: Na duhen pikët, nuk na interesojnë “hakmarrjet”

Isaj: Na duhen pikët, nuk na interesojnë “hakmarrjet”

Isaj: Na duhen pikët, nuk na interesojnë “hakmarrjet”

No Comments on Isaj: Na duhen pikët, nuk na interesojnë “hakmarrjet”

Sekretari i klubit të Shkumbinit, Astrit Isaj, pohon se ekipi peqinas do të mbështetet sërish tek ai grup futbollistësh që mbaruan fazën e parë

Shkumbini – Bylis (nesër 14:00)

Shkumbini: Kotorri, Salliu, Diop, Lundraxhiu, Pashja, Shena, Sulkja, Kafazi, Isaj, Mustafaj, Dervishi.

Bylis: Frashëri, Kelmendi, Ristevski, Adebayo, Idrizi, Popoviç, Kule, Meto, Teqja, Xhafa, Koreshi. Trajner: N. Shensoj.

Bilanci

20 ndeshje (+8 =2 -10. Gol: 26-27)

Fitorja e fundit e Shkumbinit:

4-2, më 24.8.2008

Barazimi i fundit:

1-1, më 28.9.2002

Fitorja e fundit e Bylisit:

5-2, më 10.9.2011

Stadiumi i Peqinit

Ka vuajtur jo pak këtë sezon klubi peqinas, kjo për shkak të financave të dobëta, por të menaxhuara mirë nga klubi, ku nuk bëhet fjalë për mungesë pagash, por vetëm që mungojnë përforcimet cilësore, sidomos në këtë periudhë.

Gjithsesi, ashtu siç e thotë edhe sekretari i klubit të Shkumbinit, Astrit Isaj, ekipi peqinas do të mbështetet sërish tek ai grup që mbylli fazën e parë, tek ata të rinj që madje i tejkaluan parashikimet. Shkumbini nesër do të presë Bylisin, por sipas Isajt, nuk bëhet fjalë për “hakmarrje”, por thjesht për të marrë pikët maksimale…

Si paraqitet situata në klubin bardhekaltër përpara takimit me Bylisin?

Janë marrë të gjitha masat e nevojshme për ta filluar mbarë fazën e dytë. Gjendja e lojtarëve përpara këtij takimi është shumë e mirë. Futbollistët gjatë kësaj kohe kanë marrë ngarkesat e duhura dhe pritet që në takimin e parë të fazës së dytë me Bylisin të shprehen normalisht për ta treguar në fushë punën që kanë bërë. Duke u nisur nga puna që është bërë, jam shumë optimist që Shkumbini do të fitojë.

Shkumbini e ka ruajtur grupin, por gjithçka u mbyll me vetëm një përforcim, atë të Nastovskit. Komenti juaj?

Shumë ekipe dhe drejtues skuadrash kërkojnë të mos e prishin harmoninë e grupit dhe mendoj që Shkumbini është njëri prej tyre. Kjo tregon që ne jemi në rrugë të mbarë, duke besuar te ky grup futbollistësh. Dihet që një ekip në  periudhë merkatoje kërkon përforcime dhe si klub jemi përpjekur, por vështirësitë tona dihen.

Nën drejtimin e stafit teknik çdo gjë ka shkuar më se normalisht gjatë fazës përgatitore dhe si një shenjë e mirë për punën e bërë mund të themi që gjatë kësaj periudhe nuk kemi pasur asnjë dëmtim. Duke u nisur nga kushtet konkrete, kemi synuar për këtë sezon ta përfundojmë me sukses kampionatin me të njëjtin grup lojtarësh që e nisëm në fillim.

Faza përgatitore u zhvillua përsëri në Peqin. Mendoni se ajo ka qenë e plotë dhe i ka vlejtur ekipit?

Është zhvilluar më se normalisht dhe sipas të gjitha kërkesave të programit të drejtuesve, pavarësisht  nga moti i ftohtë i ditëve të fundit. Në sajë të punës së bërë nga stafi teknik, ditët janë shfrytëzuar duke u stërvitur dy herë në ditë dhe futbollistët e kanë marrë ngarkesën e duhur, duke qenë tani të gatshëm për fazën e dytë.

Gjatë kësaj kohe kemi zhvilluar edhe disa miqësore për të parë edhe më mirë gjendjen e ekipit. Duhet thënë që në këto miqësore, në asnjë takim nuk ka qenë formacioni i plotë i ekipit, sepse pikësynimi ynë në këto takime ishte që të shpërndaheshin sa më mirë ngarkesat sipas planifikimit të bërë nga stafi teknik. Gjatë kësaj jave është punuar me formacionin bazë dhe themi tani që ai është i konsoliduar.

Nesër, përballja e parë me Bylisin. Mendoni që Shkumbini do ta kalojë me sukses kundërshtarin?

Do ta quaja një ndeshje të radhës dhe nuk do ta shihja si një hakmarrje për humbjen e thellë që pësuam në Ballsh. Për ne ishte takimi i parë për shumë lojtarë të rinj që luanin për herë të parë në superiore, por që me kalimin e javëve ditën të përshtateshin dhe të mbanin peshën e ekipit, duke u kthyer në futbollistë të formacionit. Është ndeshje që është vlerësuar dhe prej ekipit kërkohet marrja e fitores për ta nisur mbarë fazën e dytë.

About the author:

Leave a comment

Back to Top