Isaji e pranon: S’bëmë merkato

Isaji e pranon: S’bëmë merkato

No Comments on Isaji e pranon: S’bëmë merkato

Shkumbini nuk ka mundur dot të marrë asnjë pikë në dy javët e para të kampionatit, pasi ka humbur me Teutën e Tiranën dhe loja nuk ka qenë në nivelet e duhura. “Trajneri Magani me të drejtë ka kërkuar që skuadra të kompletohej edhe me ndonjë element tjetër cilësor, pasi e shihte të domosdoshme përforcimin e disa pozicioneve, por siç dihet situata në klubin tonë nuk ka ndryshuar dhe aktualisht jemi ende pa president, çka ka bërë që edhe lëvizjet në merkato të ishin të kufizuara. Në fakt, deri në momentet e fundit të saj ne kemi qenë në kontakte me futbollistë nga kampionati ynë, por kanë qenë financat ato që na kanë stepur për të bërë ndonjë transaksion. Në këto kushte, besoj se duhet të punojmë më shumë me kontigjentin aktual të futbollistëve, të cilët për mendimin tim janë të aftë që të përmirësojnë performancën e tyre. Mendoj se pavarësisht moshës, lojtarët e rinj duhet ta shpërblejnë me stërvitje dhe punë besimin e dhënë nga klubi. Madje ndërprerja e kampionatit mendoj se ka ardhur në momentin e duhur për skuadrën tonë, për t’u përgatitur edhe më shumë”, – është shprehur shefi i klubit, Astrit Isaji.
Fatmir Ahmeti

/Panorama/Shkumbini.com/

About the author:

Leave a comment

Back to Top