Isaji: Jemi në krizë, por do të ruajmë grupin

Në Peqin e gjithë vëmendja e tifozerisë vendëse është fokusuar tek e ardhmja e Shkumbinit që, për momentin, po kalon një situatë jo shumë premtuese. Shefi i klubit peqinas në një prononcim për “Panorama Sport”, Astrit Isaji, shprehet se klubi është në bisedime për të gjetur mundësi financiare në mënyrë që të sigurohet një ecuri e mirë e fazës përgatitore, njëherësh edhe në përmbylljen e kontratave. “Në përgjithësi kriza financiare ka vështirësuar punën tonë për të afruar sa më shpejt donatorë në mbështetje të skuadrës sonë. Megjithatë, ne jemi ende në tratativa me njerëz të ndryshëm që mund të kontribuojnë në futboll dhe shpresojmë që përpara fillimit të kampionatit mund të sigurojmë financat e mjaftueshme për futbollistët. Sa i përket planit si klub, ajo është ruajtja e grupit që mbylli sezonin e fundit me Shkumbinin dhe sigurisht përkrahja e të rinjve vendës. Dje kemi njoftuar të gjithë lojtarët e sezonit të kaluar, përfshi edhe ata jo vendës, në lidhje me fillimin e fazës përgatitore”.
Fatmir Ahmeti

/Panorama/Shkumbini.com/

This post was written by , posted on July 9, 2012 Monday at 12:07 pm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>