Josa: Kastrioti, një mësim i mirë për ne

Josa: Kastrioti, një mësim i mirë për ne

Josa: Kastrioti, një mësim i mirë për ne

No Comments on Josa: Kastrioti, një mësim i mirë për ne

Trajneri i Shkumbinit, Mirel Josa, kërkon më shumë grintë në fushën e lojës

Trajneri Josa ka qenë shumë i mërzitur pas takimit të parë me Kastriotin, kur Shkumbini barazoi, duke mos qenë në gjendje të ruante në dy raste avantazhin e krijuar. Kjo e ka shqetësuar jo pak tiranasin e Shkumbinit, për lojën që bëri ekipi peqinas, që në disa momente është kontestuar edhe nga tifozët të dielën gjatë takimit në “Qemal Stafa”. Josa beson te grupi i futbollistëve që stërvit, duke kërkuar që të mos e harrojë këtë takim, por të nxjerrë mësimet e duhura për takimet e tjera, dukë nisur nga ai i radhës me Laçin të hënën e ardhshme.

– Eshtë mbyllur më barazim takimi i parë, kur në fakt pritej fitorja…?
– Ndeshjet nuk fitohen me fjalë, por me djersë dhe me punë. Kemi gjithë kohën që themi se do të bëhet kjo apo ajo, por duhet bërë harmonizimi i lojës dhe lufta më tepër në bllok, që sigurisht kërkon kohën e vet.

Ku gaboi më shumë ekipi përballë Kastriotit?
Në momente të veçanta duhej të tregonte më shumë karakter, sidomos pas rezultatit 2 1. Ekipi diti të reagojë shumë shpejt me golin e avantazhit që shënoi menjëherë pas barazimit të rezultatit nga krutanët. Më pas, me pësimin e golit në barazimin e dytë, skuadra nuk pati më forca. Duhet të kishim ngulmuar më shumë më përpara, që rezultati të shkonte në 3-1 në favorin tonë për të fituar ndeshjen.

Shkumbini pësoi dy gola që në start…?
– Ky është një problem që më shqetëson edhe mua. U bë një tërheqje prapa, e pajustifikueshme kjo. Kur bëhet një gjë e tillë për t’u tërhequr prapa duhet të veprojë kundërsulmi, gjë që nuk u bë, ose nuk u bë mirë.

Mund të kishit ndërhyrë më shpejt me zëvendësimet për ta freskuar ekipin?
Për mendimin tim, ekipi u freskua kur duhej. Zëvendësimet u bënë kur ne ishim në avantazh 2-1 dhe prandaj i bëra, që të shënonim golin e sigurisë, gjë që nuk ndodhi.

A duhet harruar ndeshja e parë me Kastriotin, kur janë humbur 2 pikë, për më tepër që Shkumbini ka qenë skuadër pritëse?
Unë them që nuk duhet harruar ky takim, por ne duhet të nxjerrim mësimet e duhura, që të mos përsëriten në të ardhmen.

Në Tiranë u regjistruan edhe 3 kartonët e parë të verdhë. Komenti juaj?
Të pajustifikueshëm mund të them që ishin kartonët e Dervishit dhe të Mustafajt, ndërsa nuk kam të njëjtin mendim për të verdhën e mbrojtësit Arapi, që është normale, duke e konsideruar pjesë të lojës. Eshtë përgjegjësi e futbollistit që merr karton kot, duke dëmtuar veten dhe ekipin.

About the author:

Leave a comment

Back to Top