K. Dervishi: Fjalët e dinamovitëve na nxitin më shumë

K. Dervishi: Fjalët e dinamovitëve na nxitin më shumë

K. Dervishi: Fjalët e dinamovitëve na nxitin më shumë

No Comments on K. Dervishi: Fjalët e dinamovitëve na nxitin më shumë

Zv.trajneri i Shkumbinit, Klodian Dervishi, pohon se ekipi nuk e ka luksin të nënvlerësojë asnjë ekip, qoftë ky edhe Dinamo e fundit

Klodian Dervishi, ish-futbollist i Shkumbinit, tani në rolin e zv.trajnerit në ekipin bardhekaltër, është nga figurat më popullore në mjediset sportive të qytetit për kontributin që ka dhënë si mbrojtës për rreth 20 vite. Pasi e përfundoi karrierën si futbollist, Klodi nuk iu nda futbollit dhe pasi përfundoi me sukses kurset për trajner, vazhdon të japë kontributin te Shkumbini i tij.

Në takimin e fundit në Berat, përballë Tomorit vendës, ishte Dervishi ai që e drejtoi ekipin gjatë 90 minutave, duke qëndruar vazhdimisht në këmbë. Dervishit i erdhi keq që Shkumbini nuk mori një rezultat pozitiv nën drejtimin e tij. “Së pari, e quaj veten me fat dhe privilegj që kam pasur mundësi  ta nis punën e trajnerit në krah të një njeriu si Kristaq Mile, duke qenë ndihmës i tij, sepse nga një profesionist i tillë me përvojë ke se çfarë të mësosh.

Vijmë pas humbjes me Tomorin, që në fakt nuk e meritonim me lojën që zhvilluam. Rezultatet e javëve të fundit nuk e pasqyrojnë drejt gjendjen reale të ekipit tonë dhe kjo u pa më mirë në ndeshjen e fundit, kur ekipi krijoi raste, por pa ditur t’i shfrytëzojë si duhet ato. Përballë Tomorit meritonim më shumë dhe rezultati më i drejtë në këtë takim duhej të ishte barazimi. Jam i kënaqur  personalisht nga angazhimi dhe motivimi që patën lojtarët në fushën e lojës, që luftuan deri në fund.

Është një humbje nga mund të mësosh, për të reflektuar si duhet për ndeshjet e tjera, duke nisur që nga kundërshtari i radhës që do ta kemi në fushën tonë, që për mua ka rëndësi edhe më shumë,” – deklaron Klodian Dervishi, i cili për ndeshjen e radhës me Dinamon në Peqin thotë: “Dinamo pritet të vijë në Peqin me një moral të lartë dhe të ndryshëm nga ai që kemi parë deri tani.

Deklaratat nga kampi kundërshtar, që do të kërkojnë të shkëputin ndonjë pikë po na nxitin edhe më shumë për ta përgatitur si duhet ndeshjen. Nuk është fjala se kemi frikë Dinamon, por kërkojmë që kundërshtari të marrë vlerësimin e duhur dhe të mos nënvlehtësohet si një ekip i lehtë që mbyll tabelën dhe në ndeshjet jashtë fushës së vet njeh vetëm humbje. Jemi të detyruar të bëjmë detyrën që na takon e të fitojmë përballë Dinamos. Kemi një kalendar të favorshëm në letër për dy takimet që vijnë, që duhen shfrytëzuar.”

About the author:

Leave a comment

Back to Top