Klodian Dervishi: Lamë kupën për kampionatin

Klodian Dervishi: Lamë kupën për kampionatin

Klodian Dervishi: Lamë kupën për kampionatin

No Comments on Klodian Dervishi: Lamë kupën për kampionatin

Zv.trajneri i Shkumbinit pranon vështirësitë e ndeshjes me Tiranën, por peqinasit nuk dorëzohen kollaj në shtëpi

Peqinasit, edhe pse do të luajnë në shtëpi, kësaj radhe do ta kenë të vështirë, ashtu si në fakt kanë qenë përherë ndeshjet me Tiranën. Bardheblutë pa frikë mund të quhen një “mace e zezë” për Shkumbinin. Situata bëhet më e vështirë po të kemi parasysh që Tirana kërkon të kapë kreun e renditjes dhe Shkumbini nuk është më ai i ekipi i viteve më parë. Gjithsesi, fitorja e fundit e kampionati në Krujë ka rritur besimin, pavarësisht humbjes në kupë me Laçin, ku peqinasit u paraqitën formalisht, thjesht për të respektuar garën.

Madje as trajneri Mile nuk preferoi të udhëtonte në Laç, duke qëndruar në Peqin dhe duke stërvitur titullarët. E gjitha kjo u bë në funksion të ndeshjes me Tiranën, një nga ndeshjet më të vështira në këtë fazë të parë. Por në fushën e tyre bardhekaltrit besojnë, madje edhe tifozët shpresojnë, pse jo, edhe te fitorja, fundja do ta provojnë.

Klodian Dervishi, që drejtoi ekipin në Laç, pavarësisht humbjes së pësuar në kupë, pranon që ndeshja e fundit ka qenë si një test për futbollistët në ballafaqimin me kushtet e vërteta të lojës. “E kemi deklaruar me kohë që ne jemi të përqendruar vetëm te ndeshjet e kampionatit dhe nuk e kemi objektiv kupën në këtë sezon për kushtet që kemi dhe vështirësitë që po kalojmë.

Tani e gjithë vëmendja jonë ka kaluar në ndeshjen me Tiranën. Kemi shumë për të bërë në arritjen e objektivit për kampionatin, por jam i bindur që do të dimë ta përballojmë. Shkumbini po tregon se di të luajë në çdo fushë dhe ndaj çdo kundërshtari, duke luajtur me grintë e me zemër. Në ndeshjen e fundit fituam me meritë me Kastriotin dhe nuk i vodhëm gjë kundërshtarit.

Për ne nuk ishte surprizë, sepse ditëm ta vlerësojmë atë dhe presionin e pjesës së parë. Për Shkumbinin ishte rezultati i tretë pozitiv në transfertë, pas dy barazimeve, me Dinamon dhe Pogradecin. Edhe në të ardhmen jam i bindur që do të kemi të tjera rezultate pozitive, për të qëndruar në mesin e tabelës së renditjes, ashtu si gjithmonë.

Tani do të përqendrohemi vetëm për sfidën me Tiranën, ku shpresojmë sërish të marrim një tjetër rezultat pozitiv,” – ka deklaruar ndër të tjera zv.trajneri i Shkumbinit, Klodian Dervishi, ndihmësi më i afërt i trajnerit Mile, të cilët bashkë sivjet kanë bërë një punë të jashtëzakonshme me të rinjtë, duke i integruar shumë mirë në ekipin e parë.

About the author:

Leave a comment

Back to Top