“Luajmë me frikë, të ndryshojmë mentalitet”

“Luajmë me frikë, të ndryshojmë mentalitet”

No Comments on “Luajmë me frikë, të ndryshojmë mentalitet”

Humbja e pësuar në miqësoren e zhvilluar të mërkurën përballë Vllaznisë ka lënë një shije të hidhur në kampin peqinas, sidomos te stafi drejtues, i cili priste që futbollistët të jepnin më shumë në këtë takim. Trajneri Magani ka qenë i pezmatuar pas kësaj sfide, e cila sipas tij nuk ka rëndësi sa i takon rezultatit, por mënyra se si u paraqit skuadra në fushën e lojës. “Kemi disa javë që kemi nisur përgatitjet dhe në seancat stërvitore futbollistët arrijnë të përballojnë mjaft mirë ngarkesën fizike dhe ne si staf teknik kemi mbetur të kënaqur nga impenjimi i tyre. Ndërsa krejt e kundërta ndodh kur skuadra përballet në takimet miqësore, qoftë me skuadra të Kategorisë së Parë apo edhe së fundmi ndaj Vllaznisë. Unë e di mjaft mirë që lojtarët kanë një farë presioni për të dhënë më të mirën, por kjo si duket ndikon për keq te ata. Unë ua kam bërë të qartë që, nëse arrijnë të zbatojnë detyrat që ne u ngarkojmë në stërvitje, atëherë me siguri që edhe loja dhe mënyra e interpretimit të tyre në fushë do të jetë më efikase. Personalisht nuk kam qenë i interesuar për rezultatet, sesa për mënyrën se si paraqitet skuadra në fushën e lojës. Gjatë një ndeshjeje natyrisht që pëson edhe gola, por ajo që ka rëndësi është fakti se si reagon ekipi pas një momenti të tillë. Gjithashtu kam vënë re te disa futbollistë ndjenjën e inferioritetit ndaj kundërshtarit, kur dihet që këta lojtarë kanë pasur shansin që të luajnë në Superligë edhe gjatë sezonit të shkuar, prandaj dhe më habit shumë ky fakt. Mendoj se gjatë kësaj periudhe që na ka mbetur deri në startin e kampionatit, duhet të punojmë fort që skuadra të ndryshojë mentalitet”, pohoi Magani.
Fatmir Ahmeti

/Panorama/Shkumbini.com/

About the author:

Leave a comment

Back to Top