Lundraxhiu, me Shkumbinin “vozit” drejt Shpresës

Lundraxhiu, me Shkumbinin “vozit” drejt Shpresës

Lundraxhiu, me Shkumbinin “vozit” drejt Shpresës

No Comments on Lundraxhiu, me Shkumbinin “vozit” drejt Shpresës
 Pasi kanë shijuar dy ditë pushimi të dhëna nga trajneri Kristaq Mile, lojtarët e Shkumbinit kanë nisur punën për transfertën kundër Dinamos, pas ndërprerjes së kampionatit. Peqinasit do të luajnë dy ndeshje radhazi jashtë, pasi në ndeshjen tjetër shkojnë në Pogradec, gjë që ka bërë t’i futen seriozisht punës. Megjithatë, ende nuk ka humbur shija e mirë që u ka lënë fitorja bindëse me lojë dhe gola kundër Tomorit. Për mbrojtësin e ri dhe të talentuar të Shkumbinit, Emiljano Lundraxhiu, një nga zgjedhjet më të mira të trajnerit Mile në ekipin e të rinjve të Shkumbinit, çelësi i suksesit ka qenë shpirti i garës të ekipit. Vetëm 17 vjeç, Lundraxhiu ka bërë një paraqitje dinjitoze me ekipin, duke u ambientuar shumë shpejt. Për të, ekipi i Shkumbinit mbetet primar, ndërsa synimi është pjesmarrja në ekipet kombëtare. “Kemi arritur më të mirën në takimin ndaj Tomorit”, shprehet Lundraxhiu, “dhe kjo na ka kënaqur të gjithëve. Në këtë ndeshje fakti që luanim për trajnerin tonë Mile na ka motivuar më shumë dhe rezultati është pasqyrë e saj. Për t’u përgëzuar është i gjithë ekipi, i cili ka funksionuar si një i tërë. Mendoj se kemi ende për të bërë, pasi kampionati është i gjatë. Dua të vlerësoj dhe të falënderoj trajnerin Mile, i cili ka gjetur mënyrën më të mirë për të na dhënë hapësira ne të rinjve. Kuptohet që ka vështirësi, por ne po mundohemi të përshtatemi dhe të jemi pjesë e grupit. Fitorja jonë ka ardhur në sajë të shpirtit të garës që ekziston në ekip”. Tani nuk do të ketë ndeshje për dy javë, por Lundraxhiu thotë se skuadra nuk do ta humbë entuziazmin. “Pauza mund të shërbejë më së miri për akumulimin e energjive. Takimi i radhës ndaj Dinamos paraqet jo vetëm vështirësi, por edhe kërkesë për të kërkuar vazhdimësi në rezultate pozitive. Shpresoj që kjo pjesëmarrje në ekipin e Shkumbinit të më shërbejë për më lart. Kam shumë dëshirë që të thirrem në kombëtaren Shpresa”.

Lulzim Resuli

About the author:

Leave a comment

Back to Top