Magani: Asnjë dramë, tani na rikthehen dhe tifozët

Magani: Asnjë dramë, tani na rikthehen dhe tifozët

Magani: Asnjë dramë, tani na rikthehen dhe tifozët

No Comments on Magani: Asnjë dramë, tani na rikthehen dhe tifozët

“Skënderbeu? Mund të ndodhë që të mundesh. Tashmë janë të domosdoshme pikët ndaj Kukësit, për herë të parë do kemi dhe njerëz në stadium”

Ndaj Skëndërbeut në javën e gjashtë, Shkumbini i Maganit ka shënuar humbjen e tretë. Tashmë me 5 pikët që ka grumbulluar në këto gjashtë takime të zhvillura, e sheh veten në ekipet e rrezikuara, ndonëse ka ende shumë javë në dispozicion për të rikuperuar. Por për trajnerin Magani, ekipi dhe stafi drejtues kanë besimin se ekipi do të tregojë më të mirën në vazhdimësi për të qenë midis skuadrave të mesit të tabelës. Trajneri Magani, pasditen e së dielës është shprehur se në këto dy javë, ekipi do të arrijë të jetë tërësisht i gatshëm për të kaluar me sukses përballjen ndaj Kukësit.
Humbja në Korçë – “Dua ta shpreh, ashtu sikurse edhe e kam thënë, që përballja në këtë transfertë është luajtur ndaj ekipit më të mirë të momentit në kampionat, që është Skënderbeu. Ne e kishim vlerësuar maksimalisht këtë përballje, pasi e dinim që kampionët do të luftonin për të fituar. Megjithë rezultatin e takimit mendoj se skuadra nuk është paraqitur keq, kur nuk duhet të harrojmë se kemi patur përsëri disa mungesa”.
Ndaj Kukësit – “Mendoj se me humbjen ndaj Skënderbeut, tashmë duhet të largohet nga vëmendja shumë shpejt. Padyshim që dy javët që kemi në dispozicion do të na shërbejnë që të gjejmë forcat dhe të arrijmë që të përgatitemi plotësisht për sfidën e ardhshme. Padyshim që Kukësi është një ekip që duhet vlerësuar, por duke parë pozicionet në klasifikim dhe nevojën për pikë të plota mendoj se nuk mund të gabojmë sërish dhe të lemë pikë në shtëpi. Ndaj ne do të përgatitemi plotësisht që këtë sfidë ta interpretojmë në mënyrën më të mirë të mundshme, duke kënaqur edhe tifozët tanë, të cilëve i janë dashur kaq shumë ndeshje për t’u kthyer në stadium”.

6
pikë
ka Shkumbini në këtë kampionat. Skuadra ka si objektiv parësor qëndrimin në Superiore

About the author:

Leave a comment

Back to Top