Mesfushori Nastovski, arma plus e peqinasve në Fier

Mesfushori Nastovski, arma plus e peqinasve në Fier

Mesfushori Nastovski, arma plus e peqinasve në Fier

No Comments on Mesfushori Nastovski, arma plus e peqinasve në Fier

Shkumbini e nisi fazën e dytë me pak ndryshime në kontingjent, duke u konsideruar kështu si skuadra që ka bërë merkaton më të dobët. Largimi i Arvist Gjatës drejt Tiranës krijoi një boshllëk në repartin e mesit të fushës, duke detyruar drejtuesit që të bëjnë vetëm një afrim. Flasim për blerjen e vetme të peqinasve, maqedonasin Kliment Nastovski, i cili luan pikërisht në rolin e mesfushorit. Mirëpo, duke qenë se forma e tij fizike nuk ishte optimale kur erdhi, trajneri Mile vendosi të mos rrezikojë për ta aktivizuar atë në startin ndaj Bylisit, megjithëse ish-futbollisti i Pogradecit ishte pjesë e 18-shes. Kjo periudhë ndërprerjeje duket se ka ardhur në momentin e duhur për skuadrën e Shkumbinit. Stafi teknik shpreson në rikuperimin e plotë të futbollistëve, të cilët nuk kanë qenë në formën e tyre më të mirë fizike. E njëjta gjë mund të thuhet edhe për maqedonasin e mesfushës, i cili pritet që në takimin e radhës me Apoloninë të debutojë me fanellën bardhekaltër, duke qenë një armë plus për peqinasit në Fier. Mirëpo, dihet që fjala e fundit i takon trajnerit Kristaq Mile, i cili vendos në lidhje me 11-shen që hedh në fushë përpara çdo ndeshjeje.

About the author:

Leave a comment

Back to Top