Mile një këshillë drejtuesve të Shkumbinit: Ruajeni këtë ekip

Mile një këshillë drejtuesve të Shkumbinit: Ruajeni këtë ekip

Mile një këshillë drejtuesve të Shkumbinit: Ruajeni këtë ekip

No Comments on Mile një këshillë drejtuesve të Shkumbinit: Ruajeni këtë ekip

Pas ndeshjes me Vllazninë, ekipi i Shkumbinit ka marrë disa ditë leje për t’u relaksuar dhe për t’u shkarkuar emocionalisht. Një kampionat i gjatë dhe më shumë i lodhshëm, por në fund u mbyll me sukses. Edhe pse skuadra është lejuar të pushojë, trajnerin Mile duket se nuk e ndan dot asgjë nga Peqini, ndaj për sot ka menduar që të jetë sërish me “heronjtë” e tij në seanca të lehta dhe çlodhëse larg monotonisë së përditshme me ngarkesa dhe punë intensive. Për ekipin e tij, ky kampionat është mbyllur por trajneri Mile dëshiron t’iu japë një këshillë drejtuesve të Shkumbinit: të ruajnë këtë ekip, i cili është premtues për sezonet në vazhdim. Për më tepër, ai u shpreh: “Pas shumë mundi dhe sakrifice, Shkumbini arriti ta mbyllë me sukses këtë sezon. Skuadra arriti ta realizojë objektivin e saj. Në Peqin të gjithë jetojnë me futbollin dhe mendoj që iu kemi dhënë kënaqësinë që ata prisnin nga kjo skuadër e ndërtuar me djem peqinas”. Trajneri ka vlerësuar mbështetjen e kryetarit të Bashkisë, z.Rrushi, deputetit Sula, si dhe të administratorit Isai. “Drejtuesit e skuadrës na kanë qëndruar gjithmonë pranë. Ata kanë besuar tek puna ime dhe e këtyre djemve të rinj. Besimi i tyre u shpërblye”. Për ta mbylluar, trajneri thotë: “Mendoj që kam ndërtuar një “lulishte me karafila”. Unë e kam drejtuar me kënaqësinë dhe dëshirën më të madhe këtë skuadër. Uroj që këtë “lulishte” ta ruajnë, pasi do të shërbejë shumë për të ardhmen e futbollit peqinas”.

Lulzim Resuli

About the author:

Leave a comment

Back to Top