Mungojnë Diop e Shenaj, Mile nuk shqetësohet

Mungojnë Diop e Shenaj, Mile nuk shqetësohet

Mungojnë Diop e Shenaj, Mile nuk shqetësohet

No Comments on Mungojnë Diop e Shenaj, Mile nuk shqetësohet

Fitorja e Shkumbinit kundër Dinamos ishte tepër e rëndësishme për mbijetesën, por ka pasur edhe pasoja. Këtë javë luan përsëri në shtëpi, me Pogradecin, por trajneri Kristaq Mile nuk do të ketë në dispozicion dy lojtarë shumë të rëndësishëm. Janë Papa Diop dhe Fejzo Shenaj, dy lojtarët që “gatuan” golin e fitores kundër Dinamos. Të dy lojtarët janë ndëshkuar me kartonë të verdhë në ndeshjen me blutë, i treti për secilin prej tyre, kështu që janë të pezulluar për një javë. Por Mile, ndonëse i vlerëson dy lojtarët, thotë se nuk është ky problemi i tij kryesor për këtë ndeshje. “Kemi zhvilluar një pjesë shumë të rëndësishme të kampionatit me djem të rinj”, thotë trajneri. “Kemi pasur besim te kontingjenti dhe mendoj se kemi bërë më të mirën e mundshme. Ekipi ynë funksionon si një grup dhe kjo ka qenë një ndër armët tona kryesore. Gjithmonë ka nevojë për ndryshim dhe rikuperime të gabimeve që hasim nga ndeshja në ndeshje. Kam besim se ndeshja ndaj Pogradecit do të vlerësohet maksimalisht nga djemtë tanë për të marrë edhe një tjetër fitore, e cila na qetëson dhe na bën më të sigurt në rrugën drejt mesit të klasifikimit. Besoj se lojtarët që do të luajnë në vend të Diopit dhe Shenajt nuk do të më zhgënjejnë dhe do ta bëjnë mirë detyrën e tyre”.

About the author:

Leave a comment

Back to Top