Mustafaj qendron ne Peqin, Shkumbini surpriza e kampionatit

Mustafaj qendron ne Peqin, Shkumbini surpriza e kampionatit

Mustafaj qendron ne Peqin, Shkumbini surpriza e kampionatit

No Comments on Mustafaj qendron ne Peqin, Shkumbini surpriza e kampionatit

Sulmuesi i talentuar i Shkumbinit Erjon Mustafaj i cili ne kete sezon ishte shume prane kalimit ne nje prej skuadrave te kampionatit grek, duket se ka zgjidhur cdo dileme rreth te ardhmes se tij.

“Ne radhe te pare jam i perqendruar tek stervitja dhe tek angazhimi me skuadren e Shkumbinit. Eshte e vertete qe kete periudhe vere jam provuar tek disa skuadra te kampionatit helen dhe ofertat e tyre nuk kane munguar, mirepo nuk ishte e thene qe un te luaja kete sezon jashte Shqiperise.

Drejtuesit e Pas janines kane kerkuar sherbimet e mija mirepo nuk kane mundur qe te paguajne shifren e kerkuar nga klubi bardhekalter, thote fillimisht Mustafaj.

Me tej sulmuesi flet per impenjimin e ti tek skuadra e Shkumbinit ku ka dale e eshte formuar si futbollist.

“Sigurisht qe Shkumbini eshte shtepia ime dhe ketu do te jap maksimumin tim pasi eshte skuadra qe jam formuar si futbollist.Pavarsisht se kete sezon jane larguar mjaft titullare te sezonit te shkuar, un jam i bindur qe me punen qe po behet, Shkumbini nuk do te zhgenjeje edhe kete sezon, madje do te jemi surpriza e kampionatit. Shikoj mjaft grinte dhe deshire tek futbollistet e rinj, te cilet jane te etur per te dhene kontributin e tyre per skuadren e zemres. Personalisht do te jap maksimumin ne repartin ku un luaj dhe do perpiqem qe kete sezon te shenoj mbi djete gola per Shkumbinin”, pohon sulmuesi peqinas.

Ne fund te prononcimit te tij Mustafaj nuk harron tu beje thirrje tifozeve te shkumbinit per nje mbeshtetje me te madhe ndaj skuadres…/www.ksshkumbini.com/

About the author:

Leave a comment

Back to Top