Mustafaji: Transfertat s’janë tabu për Shkumbinin

Mustafaji: Transfertat s’janë tabu për Shkumbinin

Mustafaji: Transfertat s’janë tabu për Shkumbinin

No Comments on Mustafaji: Transfertat s’janë tabu për Shkumbinin

Sulmuesi i Shkumbinit, Erion Mustafaji, i cili ishte edhe autori i golit të barazimit në ndeshjen me Bylisin, është optimist se do të vazhdojnë me rezultatet pozitive edhe këtë fundjavë, ndonëse do të luajnë në transfertë. Sulmuesi bardhekaltër, i cili ishte pranë largimit te Skënderbeu gjatë merkatos, shprehet se tani mendon vetëm të shënojë sa më shumë gola për bardhekaltrit, në mënyrë që të realizohen objektivat që ka klubi. “Faza e dytë nuk ka startuar në mënyrën që e kishim planifikuar, pasi me thënë të drejtën ishim përgatitur për të marrë fitoren. Megjithatë, edhe barazimi nuk mendoj se duhet të konsiderohet si humbje, pasi ishin disa arsye që ne nuk arritëm të fitonim, të cilat dihen tashmë. Personalisht jam ndier mjaft entuziast në lidhje me shënimin e golit, madje gjatë ndeshjes jam përpjekur të shënoj sërish. Po ja që edhe terreni nuk na ka lejuar të zhvillojmë një lojë normale”, ka thënë sulmuesi. Duke vijuar më tej me prononcimin e tij, Mustafaji flet edhe në lidhje me objektivat e skuadrës dhe dëshirën që ka për të realizuar gola me peshë për Shkumbinin. “Objektivi ynë dihet se cili është: të sigurojmë qëndrimin në Superiore para përfundimit të kampionatit. Dhe nëse e realizojmë, mund të pretendojmë edhe vendin e gjashtë në klasifikim. Personalisht, dua të shënoj në çdo ndeshje, pasi kërkoj që skuadra të marrë vetëm rezultate pozitive, pavarësisht se nuk do të jetë aspak e lehtë. Këtë javë luajmë jashtë fushës sonë, por tashmë dihet që transfertat nuk janë më tabu për Shkumbinin. Këtë e kemi vërtetuar edhe me fitoren e arritur në Krujë, duke mposhtur Kastriotin. Të njëjtën gjë do tentojmë edhe në Fier kundër Apolonisë”, ka përfunduar Mustafaji.

About the author:

Leave a comment

Back to Top