“Në Fier do gabojnë, nëse na nënvlerësojnë”

“Në Fier do gabojnë, nëse na nënvlerësojnë”

“Në Fier do gabojnë, nëse na nënvlerësojnë”

No Comments on “Në Fier do gabojnë, nëse na nënvlerësojnë”

Ekipi i Shkumbinit ka një synim të rëndësishëm, për të marrë një rezultat pozitiv në transfertën e kësaj jave ndaj Apolonisë. Për sulmuesin më të rëndësishëm të ekipit, por edhe të Superligës, Roland Dervishi, në këtë takim, synimi është i dyfishtë. Rezultati pozitiv, që do t’i kënaqte të gjithë, por edhe shënimi i golit, të cilin nuk arriti ta gjejë dot në ndeshjen ndaj Bylisit. Sulmuesi Dervishi e vlerëson kundërshtarin por nuk përjashton mundësinë se në këtë takim mund të arrihet një rezultat që të kënaqë objektivat e peqinasve.

Kundërshtari – “Kemi një ndeshje në transfertë, të cilën mendoj se e kemi vlerësuar maksimalisht. Jo vetëm që është një ndeshje në transfertë, por, nga ana tjetër nuk duhet nënvlerësuar aspak kundërshtari ynë, Apolonia, i cili për mendimin tim është një ekip i fortë. Ne jemi dy ekipe që thuajse kemi të njëjtin synim dhe kjo e bën ndeshjen të rëndësishme dhe me kërkesë të lartë llogarie nga të dy kampet. Për ne është e qartë që kundërshtari nuk e ka luksin për të na nënvlerësuar dhe për të toleruar. Por nëse për fierakët kjo ndeshje do të mendohet më e lehtë, meqenëse  luhet në “shtëpi”, për ne çdo sfidë ka një shkallë të lartë vështirësie ndaj mendoj se do të na duhet të japim maksimumin. Në këtë transfertë ne udhëtojmë me synimin e qartë, që të marrim një rezultat pozitiv. Padyshim që nuk dua të luaj rolin e modestit, por dëshira ime është që nga Fieri të vijmë me tre pikë”.

Golat – “T’ju them të vërtetën, në ndeshjen ndaj Apolonisë kam edhe një synim vetiak: që të shënoj gol. Edhe në ndeshjen në “shtëpi” kam sakrifikuar pasi kam hyrë në fushën e lojës i dëmtuar dhe qëllimi ka qenë që të shënoja gol. Në këtë takim do të jap maksimumin që të arrijmë synimin e ekipit për të marrë fitore por edhe synimin personal për të shënuar. Ky mund të jetë viti im, ndaj dua ta shijoj atë me golat e mi”.

About the author:

Leave a comment

Back to Top