Ne Peqin jane te qarte: Donte rritje rroge, prandaj po iken!

Ne Peqin jane te qarte: Donte rritje rroge, prandaj po iken!

No Comments on Ne Peqin jane te qarte: Donte rritje rroge, prandaj po iken!

Shkumbini i kishte premtuar gjate veres qe ne janar do te rishihej pozicioni financiar.Kjo gje nuk ka ndodhur dhe lojtari eshte prane firmes zyrtare ne Korce

Ndonese ekipi i Shkumbinit ka vazhduar pergatitoren me intensitet te larte per disa lojtare nuka ka qene i njejti impenjim. Prej disa ditesh ,sulmuesi Mustafai nuk eshte bashkuar me grupin dhe ka munguar edhe ne ndeshjen miqesore ndaj ekipit te Beses ne fundjave. Gjendja ekonomike e lojtarit e ka detyruar kete te fundit t`i kerkoje drejtuesve te klubit likuidimet financiare ose t`i japin leje per te gjetur nje ekip tjeter qe te plotesoje kerkesat ekonomike. Te henen, sulmuesi Mustafai eshte stervitur vecmas nga grupi por kjo nuk ka qene nje shenje bindese per te treguar se lojtari do te vazhdoje me ekipin peqinas. Pasdite eshte mesuar se futbollisti ka zgjedhur te beje kete sjellje sepse ka arritur nje akord me Skenerbeun per te vijuar te luaje per kete skuader.

Gjate veres – Ne periudhen e veres, lojtari ka qene nprag largimi nga Shkumbini dhe synimi i tij ka qene kampionati grek. Por ndonese ka qene ne prove tek disa ekipe te kampionatit helen nuk ka patur asnje levizje. Drejtuesit e Shkumbinit e kane bindur lojtarin qe te bente durim, duke shpresuar ne zgjidhjen e situates ekonomike deri ne fund te fazes se pare. Por situata ende nuk ka bere asnje ndryshim dhe kjo e ka detyruar lojtarin qe te jete ne kerkim te nje ekipi tjeter.

 

About the author:

Leave a comment

Back to Top