Në Peqin “vjellin vrer”: Gjyqtari Çekaj na masakroi!

Në Peqin “vjellin vrer”: Gjyqtari Çekaj na masakroi!

Në Peqin “vjellin vrer”: Gjyqtari Çekaj na masakroi!

No Comments on Në Peqin “vjellin vrer”: Gjyqtari Çekaj na masakroi!

I ndëshkuar, sipas administratorit Isai, me një penallti të paqenë. Në një deklaratë për shtyp nga selia e klubit, funksionari i lartë i peqinasve lëshon akuza të ashpra ndaj gjyqtarit Sokol Çekaj. “Në takimin në Kamëz ekipi ka shprehur cilësi të mira ndonëse nuk ka mundur të kthehet me një rezultat pozitiv në shtëpi. Dhe padyshim që kjo humbje duhet t’i dedikohet pikërisht kryesorit Sokol Çekaj, i cili me vendimet e tij ishte njeriu që vendosi rezultatin. Jo vetëm që dha një 11-metërsh tërësisht të paqenë për ekipin vendas, por me paturpësinë më të madhe ai i mohoi ekipit tonë një penallti tërësisht të dukshme, teksa lojtari ynë u pengua në zonë 3 metra brenda saj. Jo vetëm që ishte një 11-metërsh, por mbrojtësi kundërshtar duhej ndëshkuar me kartonin e kuq. Nuk duhet anashkaluar një prekje e qëllimshme në zonë nga miqtë për të na penalizuar me një penallti të dytë dhe e gjithë kjo iu bashkangjit edhe anulimi i një goli të shënuar nga djemtë tanë. Për këto dhe shumë veprime të tjera të kryesorit Çekaj na bëjnë të shprehim indinjatën tonë rreth këtij gjykimi dhe vendimet që penalizuan ekipin. Kjo nuk është ndeshja e vetme që ky gjyqtar dëmton Shkumbinin, pasi këtë e ka bërë edhe sezonin e shkuar ndaj Elbasanit dhe Dinamos”.

About the author:

Leave a comment

Back to Top