Peqinasit regjistrojne fitoren e parë, SHKUMBINI-BESA 1-0

Peqinasit regjistrojne fitoren e parë, SHKUMBINI-BESA 1-0

Peqinasit regjistrojne fitoren e parë, SHKUMBINI-BESA 1-0

No Comments on Peqinasit regjistrojne fitoren e parë, SHKUMBINI-BESA 1-0

Shkumbini-Besa-1-0

Golat: E.Magani 56′
SHKUMBINI: Kotorri, Salliu, Ramazani, Lundraxhiu (Xhyra 46′), Pasha, E.Magani, Gjata (Gava 58′), Devolli, Kaçuli, Dervishi (A.Magani 70′), Mustafaji. Trajner: G.Magani.
BESA: Hoxha, Fejzullahu, Krasniqi, Abraham, Kaja, Mustafa, Rroshi (Maliniç 66′), Mihani, Dita (Aziri 63′), Berisha, Sefa. Trajner: I.Daja
VËZHGUES: Lirim Cuko
DELEGAT: Millan Baçi
KARTONË TË VERDHË: Lundraxhiu 17′, Kaçuli 66′, E.Magani 90′, Mustafaji 59′, Gjata 40′, A.Magani 90′/ Krasniqi 63′, Mustafa 76′

Në Peqin, në stadiumin e boshatisur, loja nis dhe zhvillohet me dyluftime kryesisht në mesfushë, me bardhekaltrit që kërkojnë herë pas here të marrin iniciativën, sidomos pas minutës së dhjetë. Magani ngulmon nga stoli drejtues për t’i parë të tijtë në ofensivë, në kërkim të golit, që do t’u jepte vendësve edhe qetësinë e nevojshmë në të tilla ndeshje, ku mungon “lojtari i 12-të”, tifozëria peqinase. Besa tregohet tepër e kujdesshme në prapavijë, sidomos në markimin e dyshes së sulmit bardhekaltër, Roland Dervishi-Mustafaj. Magani dhe Ramazani lëvizin shumë në mesfushën vendëse, duke asistuar në disa raste sulmuesin kryesor të tyre, Dervishin, të cilin e nxjerrin në pozicion ideal për konkludim në minutën e 26-të. Në këtë moment Dervishi infiltron bukur, përmes një veprimi individual, i vidhet mbrojtjes verdhezi, por vonon në goditje, duke humbur një mundësi shumë të mirë shënimi. Më herët ishte Fatjon Sefa i Besës, që i vetëm përballë Kotorrit godet fuqishëm, por topi përfundon mbi traun e kuadratit vendës. Bie në sy një qetësi e pragmatizëm te kavajasit, që nuk zhbilancohen e kalojnë në aventurë, por ruajnë ekuilibrin mes reparteve dhe e presin kundërshtarin që në mesfushë, për ta thyer aty, prej nga nisin edhe kundërsulmet e shpejta, me destinacion Berishën e Sefën, prej nga pritet edhe goli. Devolli dhe Pashja, megjithatë, krijojnë garanci në mbrojtjen peqinase, duke ia lehtësuar punën portierit Kotorri. Në minutën e 43-të, Devolli godet bukur mbi vijën e 16-metrave të verdhezinjve, por portieri mik, Alban Hoxha, pret në pozicion. E mbyllin kësisoji në sulm e me rast për shënim peqinasit, që me kalimin e minutave e kanë rritur së tepërmi lojën e tyre dhe e kanë detyruar Besën të ngjeshet me forca të shumta në prapavijë.
Fraksioni i dytë i ndeshjes ka një moment të dyshimtë në fillimin e tij. Pikërisht në minutën e 52-të, lushnjari Sefa ka ndërmarrë një aksion personal, futet në zonën peqinase, aty ku pëson ndërhyrjen e një mbrojtësi bardhekaltër. Nga pamjet televizive duket se sulmuesi i Besës është penguar dhe duhej akorduar penallti, por nuk është i këtij mendimi kryesori Cjapi, që bën shenjë për vazhdimin e lojës, edhe pse verdhezinjtë protestojnë. Katër minuta më vonë vjen edhe goli i parë i kësaj sfide. Do të ishte i biri i trajnerit Magani, Endri, që vepron mjaft bukur në zonën kavajase, godet fort tokazi, duke mposhtur Hoxhën. Bardhekaltrit nuk kanë kohë të gëzojnë, sepse reagimi i miqve është i menjëherëshëm. Pasi fitojnë një goditje dënimi rreth 20 metra larg portës së Kotorrit, godet fort Mihani, duke e detyruar numrin një të Shkumbinit të bëjë një pritje të vështirë. Sidoqoftë, Besa mbetet në sulm, teksa e kërkon me ngulm barazimin e shifrave, duke mos u pajtuar kurrsesi me humbjen. Krijon volum të madh loje, edhe rastet për shënim nuk i mungojnë, por skuadra mike nuk e nxori dot në dritë golin, që mund t’i jepte asaj të paktën një barazim. Dorëzohet kësisoji në javën e tretë të kampionatit Besa, që shijon humbjen e parë, ndërsa e kundërta ndodh me peqinasit, të cilët regjistruan fitoren e parë, duke mos mbetur më në kuotën e zero pikëve.

About the author:

Leave a comment

Back to Top