Pezullohet Lundraxhiu, klubi premton rrogat

Pezullohet Lundraxhiu, klubi premton rrogat

Pezullohet Lundraxhiu, klubi premton rrogat

No Comments on Pezullohet Lundraxhiu, klubi premton rrogat

Mbrojtësi i Shkumbinit, Emiliano Lundraxhiu, është pezulluar përkohësisht nga ekipi për shkak të një sherri që ka pasur gjatë procesit stërvitor me mesfushorin Balliu. Vendimi është marrë nga drejtuesit, të cilët i kanë bërë të ditur lojtarit se për t’u rikthyer në skuadër duhet më parë të flasë me trajnerin Mile, që ka munguar në stërvitjen e djeshme. Isaji – Shefi i klubit peqinas, Astrit Isaji, në një prononcim për “Panorama Sport” ka deklaruar se shtyrja e kampionatit për një kohë kaq të gjatë ka ndikuar negativisht te skuadra e tij. “Ndërprerja e kampionatit nuk na shkon shumë për shtat, pasi skuadra kishte marrë ngarkesën e duhur fizike, e cila ishte planifikuar për startin e fazës së dytë. Pra, pauza në këtë kohë mund të bëjë që skuadra të humbasë disi formën, nisur edhe nga fakti që nuk mund të rrezikohen futbollistët duke zhvilluar takime miqësore. Sidoqoftë, ne tashmë jemi të detyruar që të zbatojmë një tjetër program stërvitor. Në fundjavë kemi programuar të luajmë një ndeshje miqësore që lojtarët tanë të mbahen në tonus”, ka thënë Isaji. Në lidhje me pagesat e lojtarëve, shefi i klubit duke përfunduar është shprehur: “Pa dyshim që edhe pagesat e futbollistëve janë pjesë e axhendës së punës sonë dhe shpresojmë që brenda një kohe të shkurtër ata të likuidohen. Kjo besoj se do të bëhet përpara ndeshjes me Apoloninë, në të cilën do të kërkojmë fitoren”.

About the author:

Leave a comment

Back to Top