Sekulovski i vetëofrohet Shkumbinit

Sekulovski i vetëofrohet Shkumbinit

Sekulovski i vetëofrohet Shkumbinit

No Comments on Sekulovski i vetëofrohet Shkumbinit

Qysh në ditën e parë të stërvitjes, te skuadra e Shkumbinit ka pasur një sërë futbollistësh, që janë vetofruar. Një prej të ardhurve të merkatos në sezonin e shkuar, te ekipi i Shkumbinit ka qenë edhe mesfushori maqedonas, Vladimir Sekulovski. Për të aktivizimi te peqinasit, ka qenë një eksperiencë pozitive në kampionatin shqiptar, çka e ka bërë të mendojë lojtarin, për një tjetër rikthim në kampin bardhekaltër. Aktualisht lojtari, është në pritje të një telefonate nga drejtuesit e Shkumbinit, për t’u bashkuar me këtë skuadër. “Në sezonin e kaluar kam luajtur në kampionatin shqiptar për fanelën e Shkumbinit. Ashtu sikurse dhe e kam deklaruar, kampionati juaj është më lart se kampionati maqedonas. Kjo, më ka bërë të mendoj se prania tek ekipi i Shkumbinit edhe për sezonin në vazhdim mund të jetë shumë pozitive për karrierën time sportive. Jam informuar vazhdimisht për zhvillimet në skuadër dhe më së fundi jam njohur edhe me lëvizjet e këtij ekipi në merkato. Nëse tek ekipi peqinas do të jenë financat e garantuara, atëherë bashkimi im me këtë ekip do të jetë vetëm një telefonatë nga shefi i klubit, Isaj dhe unë do të jem aty”, ka mbyllur mesfushori maqedonas.

Lulzim Resuli

About the author:

Leave a comment

Back to Top