Shkumbini fiton me Butrintin 1-0 (Foto, Video)

Shkumbini fiton me Butrintin 1-0 (Foto, Video)

No Comments on Shkumbini fiton me Butrintin 1-0 (Foto, Video)
PAMJE NGA NDESHJA SHKUMBINI-BUTRINTI SI DHE GOLI I SHENUAR NGA ROLAND DERVISHI FILMOI DASHAMIR QEMALI

PAMJE NGA NDESHJA SHKUMBINI-BUTRINTI SI DHE GOLI I SHENUAR NGA ROLAND DERVISHI FILMOI DASHAMIR QEMALI

SHKUMBINI-BUTRINTI 1-0 VIDEO
GOLI: Dervishi 10′
SHKUMBINI: Ajazi, Kafazi, E.Lundraxhiu, Turhani, E.Magani, Lluca, Kuçi (Xhyra 75′), Isaji, Sulkja (A.Lundraxhiu 17′), A.Magani, Dervishi (Hasa 90′). Trajner: I.Gjyla
BUTRINTI: Haxho, Xhuvani, Xhibro, Alzeneli, Aleksi, Meçani, Allmeta (Nela 69′) Muço, Dorti (Rapo 51′), Rugji, Dhrami (Bazaj 61′). Trajner: M.Hysi
KARTONËTËVERDHË: Lluca 69′, Isaji 31′/ Xhuvani 50′, Aleksi 78′
GJYQTARË: E.Demiraj, K.Koreshi, A.Muça
DELEGAT: V.Zëri (Tiranë)
VËZHGUES: G.Maloku

Skuadra e Shkumbinit ka triumfuar me rezultatin minimal 1-0, përballë Butrintin në sfidën e zhvilluar dje në stadiumin e Peqinit. Goli i kapitenit Dervishi në minutën e 10-të i ka mjaftuar skuadrës së drejtuar nga trajneri Gjyla për të siguruar tri pikë mjaft të rëndësishme. Nga ana tjetër skuadra e Butrintit, megjithëse vinte në Peqin si ekipi i vendit të 2-të, nuk ka mundur dot të marrë qoftë edhe një pikë, kjo edhe për shkak se ka vuajtur mungesën e dy sulmuesve kryesorë, Mustafaji dhe Rraboshta.
Ndeshja – Takimi ka nisur mjaft mirë për vendësit, të cilët ushtrojnë presion drejt portës sarandjote dhe në minutën e 10-të gjejnë golin e avantazhit pas një aksioni model. Sulmuesi dhe kapiteni Dervishi shërbehet bukur në hyrje të zonës, gjen kohën e duhur, godet diagonal duke mposhtur portierin Haxho. Avantazhi i jep siguri në lojë skuadrës së trajnerit Gjyla, por ky i fundit bën një zëvendësim të detyruar në minutën e 17-të teksa largohet Sulkja i dëmtuar duke i lënë vendin Lundraxhiut. Miqtë nga Saranda mundohen të reagojnë dhe në dy-tri raste i afrohen zonës së Shkumbinit, por sulmuesit Dorti e Dhrami nuk kombinojnë si duhet mes njëritjetrit. Në pjesën e dytë, miqtë kërkojnë të marrin më shumë iniciativa drejt portës së Shkumbinit dhe trajneri Hysi udhëzon futbollistët që ta spostojnë përpara lojën e tyre. Peqinasit tregohen më të kujdesshëm në pjesën e dytë dhe, përveç administrimit të rezultatit, kërkojnë të gjejnë të çara në prapavijën. Vendësit e ruajnë avantazhin deri në fund.
Fatmir Ahmeti

About the author:

Leave a comment

Back to Top