Shkumbini: Fusha jonë, arma e fortë fazës së dytë

Shkumbini: Fusha jonë, arma e fortë fazës së dytë

Shkumbini: Fusha jonë, arma e fortë fazës së dytë

No Comments on Shkumbini: Fusha jonë, arma e fortë fazës së dytë

Faza e parë ka kaluar çdo parashikim për ekipin e Shkumbinit, i cili u ngrit me shumë probleme dhe me një ekip pothuajse me lojtarë të rinj. Pozicionimi në mesin e artë të tabelës tregon që ekipi ka forcë karakteri dhe për një nga mbrojtësit e tij, shtatatlartin Xhyra, ekipi i Shkumbinit do të shkojë edhe më tej. “Faza e parë ka qenë tepër pozitive për ne. Kemi marrë pikë, kemi luajtur kënaqshëm jo vetëm në “shtëpi” por edhe në transferta, gjë që na ka dhënë besim për të bërë gjithçka më mirë në fazën e dytë. Në këtë periudhë kemi punuar më së shumti për kushtet fizike dhe jam i bindur që puna jonë do të perfeksionohet më tej, për të qenë të gatshëm në hapjen e fazës së dytë përballë ekipit të Bylisit. Jam optimist se në fazën e dytë ekipi do të jetë më mirë dhe do të japë edhe më shumë. Po ashtu, edhe kalendari na favorizon më shumë pasi një pjesë e mirë e ndeshjeve luhen në shtëpi. Mendoj se në përballjet direkte do të arrijmë të tregojmë veten duke arritur të mbajmë Shkumbinin larg zonës së ftohtë”.

About the author:

Leave a comment

Back to Top