Shkumbini i bën ofertë Gramit, pritet OK për Zibën

Shkumbini i bën ofertë Gramit, pritet OK për Zibën

Shkumbini i bën ofertë Gramit, pritet OK për Zibën

No Comments on Shkumbini i bën ofertë Gramit, pritet OK për Zibën

Skuadra e Shkumbinit do të përballet në një sfidë testuese ndaj Lushnjës, ndeshje e cila duket se do të përcaktojë edhe fatin e mbrojtësit shqiptaro-maqedonas Arieton Ziba, i ardhur në provë tek peqinasit pak ditë më parë. Stafi teknik me në krye trajnerin Mile pritet që të japë verdiktin përfundimtar për lojtarin i cili deri më tani ka shfaqur të dhëna të mira. Ndërkaq, në kampin bardhekaltër janë gjithashtu në pritje të ardhjes së një mesfushori serb. Në një kohë kur mbeten edhe pak ditë nga mbyllja zyrtare e merkatos, në Peqin është përfolur edhe për një rikthim të mundshëm të mbrojtësit tiranas Elton Grami, por megjithatë një gjë e tillë ende nuk është zyrtarizuar. Kështu që mbetet për t’u parë në ditët në vijim.
Diop – Një prej futbollistëve kryesorë të Shkumbinit, qendërmbrojtësi Papa Diop, shpreh bindjen e tij se peqinasit nuk do ta diskutojnë qëndrimin në kategori në fund të kampionatit. “Kemi nisur përgatitjet në kuadër të fazës së dytë dhe deri më tani falë Zotit gjithçka ka shkuar mirë. Në fazën e parë të kampionatit skuadra jonë ka treguar se është një kundërshtare e fortë për të gjitha ekipet, ndaj dhe me meritë jemi pozicionuar në mesin e tabelës. Sa i takon fazës së dytë të kampionatit, mendoj se me përgatitjet që po bëjmë do të jemi përsëri në gjendje të tregojmë forcën tonë në çdo fushë. Pavarësisht se në skuadër ka futbollistë të rinj, unë mendoj se dëshira dhe grinta e tyre në fushën e lojës i jep Shkumbinit një karakter të fortë. Ndaj, unë jam i bindur se në fazën e dytë ekipi do t’i ketë të gjitha shanset të sigurojë qëndrimin në elitë”, – ka deklaruar Diop.

About the author:

Leave a comment

Back to Top