Shkumbini i pretendimeve frenohet që në premierë

Shkumbini i pretendimeve frenohet që në premierë

Shkumbini i pretendimeve frenohet që në premierë

No Comments on Shkumbini i pretendimeve frenohet që në premierë

Shkumbini nuk merr më tepër se një barazim ndaj Kastriotit, që mund të merrte edhe fitoren në Tiranë

Ka përfunduar në barazim 2 2 takimi i djeshëm mes Shkumbinit dhe Kastriotit, që u zhvillua në “Qemal Stafa” për shkak se stadiumi i peqinasve po rikonstruktohet. Në një atmosferë inkandeshnte të krijuar për gjatë gjithë takimit nga tifozëritë e të dyja skuadrave, sfida është zhvilluar e bukur dhe me raste nga të dyja kampet.

Ndryshe nga sezoni i kaluar, Shkumbini vinte në këtë ndeshje me shumë ndryshime, pasi në gjirin e vte ka lojtarë nga më cilësorët në kampionatin tonë. Ndërkohë, Kastrioti, i cili është organizuar me vonesë, nuk ka pasur 6 lojtarë, të pafederuar. Edhe pse nga emrat Shkumbini mund të meritonte fitoren, Kastrioti pa yje në formacion tregoi shpirt gare dhe nuk i uli armët për 94 minuta lojë, edhe pse përballë pati një nga ekipet që këtë sezon synon trofe.

Pjesa e parë ka folur për ekipin e Shkumbinit, që i është afruar më shumë portës me Mancakun dhe Veliajn, por të dy janë treguar të pasaktë. Goli i parë i ndeshjes do të vinte në minutën e 34-t dhe mban firmën e Arlind Norës. Ky gol u jep zemër vendasve, të cilët kërkojnë golin e dytë dhe të sigurisë, madje krijojnë edhe raste me Kulin dhe Dervishin.

Ekipi mik mundohet që të ndërtojë aksione me Alikajn, që organizon lojën. Djarmati e Babiç shfaqen rrezikshëm para portës së Kotorrit, por gol për Kastriotin nuk ka. Pjesa e parë mbyllet me avantazhin e ngushtë të peqinasve. Pjesa e dytë nis me epërsinë e miqve, të cilët që në minutën e parë të fragmnetit të dytë rrezikojnë me anë të Djarmatit, që gjuan jashtë. Pas tij janë edhe Babiç e Jushi, që kërkojnë golin, por që të dy janë treguar të nxituar.

Peqinasit kanë mundësinë më të mirë për të shënuar golin e dytë me Mancakun, që mund të kishte vulosur sfidën, por durrsaku është treguar egoist, ka ndërtuar gjithëçka vet dhe në momentin final ka shpërdoruar. Atë që nuk e bën Mancaku, e bën Djarmati, i cili lëshon një “predhë” drejt portës së Kotorrit, duke barazuar shifrat në 1 1.

Mirëpo krutanëve u ngrin buzëqeshja në buzë, sepse pas dy minutave, Nora pengohet në zonë dhe Jemini jep 11 metërsh, të cilin e kthen në gol Kuli. Krutanët nuk pajtohen me disavantazhin dhe vihen në kërkim të golit të barazimit, që nuk vonon.

Jushi, i futur në mesin e pjesës së dytë, përfiton nga një gabim i Kotorrit dhe barazon shifrat. Në minutat e mbetura dhe ato shtesë Shkumbini ndërton aksione për të shënuar golin e 3 të, ndërsa ekipi mik mbrohet mirë dhe kundërsulmon, për të zënë në befasi Shkumbinin. Përfundimisht, sfida mbyllet në barazim 1 1, krutanët kënaqen me pikën, ndërsa lojtarët e Shkumbinit largohen të mërzitur nga “Qemal Stafa”.

/sportishqiptar/

About the author:

Leave a comment

Back to Top