Shkumbini, i qetë para Skënderbeut

Shkumbini, i qetë para Skënderbeut

Shkumbini, i qetë para Skënderbeut

No Comments on Shkumbini, i qetë para Skënderbeut

Ndonëse në dy javët e para të fazës së dytë ekipi i Shkumbini ka marrë vetëm dy barazime, këto kanë ndikuar pozitivisht në moralin e futbollistëve. Prag-sfida me Skënderbeun në shtëpi i ka motivuar së tepërmi lojtarët peqinas, të cilët duan të vazhdojnë serinë e ndeshjeve pozitive. Për mesfushorin Kafazi, ekipi i Skënderbeut nuk mund të nënvlerësohet, pasi i dihen vlerat, por edhe synimet e këtij ekipi për kampionatin. Mirëpo, nga ana tjetër për mesfushorin, ekipi duhet të shfrytëzojë moralin e lartë në favor për të vazhduar serinë pozitive. “Dy përballjet në këto javë,– shprehet Kafazi,- na kanë bërë që morali i ekipit të jetë i lartë. Për ne ka shumë rëndësi që nuk kemi humbur dhe kjo na jep edhe më shumë energji. Ndeshjet kanë qenë të gjitha me një shkallë të lartë vështirësie, ndaj ne jemi mëse të kënaqur me ecurinë tonë. Për ne çdo ndeshje që kalojmë rritet shkalla e vështirësisë ndaj, deri në fund, duhet të jemi të kujdesshëm, duke i kushtuar rëndësi maksimale çdo sfide. Në përballjen e radhës kemi një ndër kundërshtarët më të fortë, siç është ekipi i Skënderbeut. Ekipi kampion i sezonit të kaluar duket se tashmë më shumë se kurrë është në luftë për ta mbrojtur titullin, ndaj edhe në Peqin do të vijë për të fituar. Por nga ana tjetër edhe për ne kjo ndeshje ka domethënie të madhe për luftën tonë për mbijetesë. Mendoj se do të japim maksimumin dhe do ta vlerësojmë maksimalisht këtë takim. Rezultati nuk varet nga asnjë palë pasi në futboll të gjithë rezultatet janë të pritshëm. Por edhe ne mendoj se do t’i përgjigjemi me të njëjtën “monedhë” duke shpresuar që edhe fati të jetë në anën tonë”.

About the author:

Leave a comment

Back to Top