Shkumbini-Kastrioti, kronika e ndeshjes

Shkumbini-Kastrioti, kronika e ndeshjes

Shkumbini-Kastrioti, kronika e ndeshjes

No Comments on Shkumbini-Kastrioti, kronika e ndeshjes

Shkumbini ‑Kastrioti 2‑2

Shënues: Nora 34′, Djarmati 65′, Kuli 67′ (11‑m), Jushi 83′

Shkumbini: Kotorri, Grizha, Gjyla, Mujdragiç, Arapi, Kuli, Shenaj (Grboviç 88′), Nora, Dervishi (Mustafaj 69′), Veliaj, Mancaku. Trajner: M.Josa.

Kastrioti: Halili, Caca, Hoxha, Leci, Muçollari, Xhafa, Djarmati, Grishi, Ragipoviç (Malaj 46′), Muçollari (Jushi 53′), Babiç. Trajner: R. Ndreu.

Gjyqtarë: L.Jemini, G.Qirici, A.Pregja (Tiranë)

Vëzhgues: Besnik Kaimi (Tiranë)

Kartonë të verdhë: Arapi, Dervishi, Mustafaj, Hoxha, Malaj

Minutat

5′‑ Muçollari në hyrje të zonës gjuan jashtë.

9′‑ babiç futet në zonë ka shqetësimin e Grizhës, që i ndërhyn, rrëzohet dhe pretendon për 11‑metërsh, por nuk është i këtij mendimi Jemini.

23′‑ Mancaku godet fort nga distanca, topi kalon ngjitur me treversën e Halilit.

34′‑ Gjyla pëson saktë për Norën në zonë, që në pozicion diagonal me portën, gjuan dhe kalon Shkumbinin në avntazh, 1-0.

38′‑ Kuli kroson nga e djathta, aty ku ndodhet Dervishi, që gjuan dhe “qeth” portën e Kotorrit.

43′‑ Gjuan Muçollari nga goditja e dënimit, por mbi traversën e Kotorrit.

46′‑ Djarmati shpërdoron një rast ideal shënimi për Kastriotin, teksa ka gjuajtur jashtë.

59′‑ Babiç i shpëton mbulimit të Mujdragiçit, gjuan në pozicion diagonal, por jashtë kuadratit të Kotorrit.

61′‑ Tjetër rast i rrezikshëm në zonën e Shkumbinit, Jushi i vetëm me portën i ka të gjitha mundësitë të shënojë, por vonohet në gjuajtje.

62′‑ Djarmati futet në zonë, gjuan fort, por ngjitur me shtyllën e Kotorrit.

64′‑ Mancaku në hyrje të zonës pason për Norën, ky i fundit, me pamje nga porta, gjuan me të majtën, ka pritur portieri Halili në dy kohë.

65′‑ Djarmati lëshon një “predhë” nga 25‑metra, që huton jo vetëm lojtarët e Kastriotit, por edhe shikuest, duke shënuar një eurogol. 1‑1 në “Qemal Stafa”.

67′‑ Leci i ndërhyn Norës, që ka topin në zotërim në zonën e krutanëve dhe Jemini jep 11‑metërsh. Gjuan Kuli dhe peqinasit e rishohin veten në avantazh, 2‑1.

77′‑ Kuli merr një top në gjysmëfushe, futet në zonë, bën faull ndaj Cacës, megjithatë loja vazhdon, vetëm me portën, gjuan, Halili bëhet shpëtimtar i krutanëve.

83′‑ Malaj merr një inkursion nga e majta, kroson në zonë për Babiçin, që gjuan topi përplaset te Kotorri dhe kthehet në lojë, aty është Jushi që nuk fal, duke barazuar shifrat, 2‑2.

Komenti

Ka përfunduar në barazim 2‑2 takimi i djeshëm mes Shkumbinit dhe Kastriotit, që u zhvillua në “Qemal Stafa” për shkak se stadiumi i peqinasve po rikonstruktohet. Në një atmosferë inkandeshnte të krijuar për gjatë gjithë takimit nga tifozëritë e të dyja skuadrave, sfida është zhvilluar e bukur dhe me raste nga të dyja kampet. Ndryshe nga sezoni i kaluar, Shkumbini vinte në këtë ndeshje me shumë ndryshime, pasi në gjirin e vte ka lojtarë nga më cilësorët në kampionatin tonë. Ndërkohë, Kastrioti, i cili është organizuar me vonesë, nuk ka pasur 6 lojtarë, të pafederuar. Edhe pse nga emrat Shkumbini mund të meritonte fitoren, Kastrioti pa yje në formacion tregoi shpirt gare dhe nuk i uli armët për 94 minuta lojë, edhe pse përballë pati një nga ekipet që këtë sezon synon trofe. Pjesa e parë ka folur për ekipin e Shkumbinit, që i është afruar më shumë portës me Mancakun dhe Veliajn, por të dy janë treguar të pasaktë. Goli i parë i ndeshjes do të vinte në minutën e 34-t dhe mban firmën e Arlind Norës. Ky gol u jep zemër vendasve, të cilët kërkojnë golin e dytë dhe të sigurisë, madje krijojnë edhe raste me Kulin dhe Dervishin. Ekipi mik mundohet që të ndërtojë aksione me Alikajn, që organizon lojën. Djarmati e Babiç shfaqen rrezikshëm para portës së Kotorrit, por gol për Kastriotin nuk ka. Pjesa e parë mbyllet me avantazhin e ngushtë të peqinasve. Pjesa e dytë nis me epërsinë e miqve, të cilët që në minutën e parë të fragmnetit të dytë rrezikojnë me anë të Djarmatit, që gjuan jashtë. Pas tij janë edhe Babiç e Jushi, që kërkojnë golin, por që të dy janë treguar të nxituar. Peqinasit kanë mundësinë më të mirë për të shënuar golin e dytë me Mancakun, që mund të kishte vulosur sfidën, por durrsaku është treguar egoist, ka ndërtuar gjithëçka vet dhe në momentin final ka shpërdoruar. Atë që nuk e bën Mancaku, e bën Djarmati, i cili lëshon një “predhë” drejt portës së Kotorrit, duke barazuar shifrat në 1‑1. Mirëpo krutanëve u ngrin buzëqeshja në buzë, sepse pas dy minutave, Nora pengohet në zonë dhe Jemini jep 11‑metërsh, të cilin e kthen në gol Kuli. Krutanët nuk pajtohen me disavantazhin dhe vihen në kërkim të golit të barazimit, që nuk vonon. Jushi, i futur në mesin e pjesës së dytë, përfiton nga një gabim i Kotorrit dhe barazon shifrat. Në minutat e mbetura dhe ato shtesë Shkumbini ndërton aksione për të shënuar golin e 3‑të, ndërsa ekipi mik mbrohet mirë dhe kundërsulmon, për të zënë në befasi Shkumbinin. Përfundimisht, sfida mbyllet në barazim 1‑1, krutanët kënaqen me pikën, ndërsa lojtarët e Shkumbinit largohen të mërzitur nga “Qemal Stafa”.

Deklarojnë…

Mirel Josa, trajner i Shkumbinit: “Ne kemi krijuar një skuadër pretendente me lojtarë cilësorë, por grupi do të kompaktësohet në ditët në vazhdim. Duhet të jemi më konkret në sulm. Ne e dominuam lojën, por në futboll nuk ka më rëndësi se ajo skuadër që bën blerje do të ketë rezultat që në ndeshjen e parë. Na duhej fitorja në javën e parë. Në skuadrën time nuk bëhet fjalë për lojë individuale, edhe pse kemi kualitete. Te rasti i Kulit mund të vulosej fitorja jonë. U ndëshkuam nga një rast që nuk kishte premisa goli. Barazimin nuk e konsideroj tragjedi, por nuk jam edhe i kënaqur me pikën. Ne do të kërkojmë nga java në javë që të rritemi në lojë dhe rezultate.”

Ramadan Ndreu, trajner i Kastriotit: “Jam shumë i kënaqur me pikën që morëm, për vetë faktin se jemi një skuadër në ndërtim e sipër. Sot kemi bërë pa 6 lojtarë, të cilët në qoftë se do t’i kisha, do e kisha mundur Shkumbinin. Luajtëm me shumë dinjitet përballë një Shkumbini që pretendon, por jam i bindur se në javët në vazhdim do të përmirësohemi shumë më tepër, sepse nuk na ka munguar mbështetja nga tifozët dhe presidenti ynë Artan Djala, i cili po mundohet të ndërtojë një Kastriot më të fortë nga ai i vitit të shkuar. Kemi dy javë stërvitje, të mbarojmë dhe ndeshjen e ardhshme dhe dyjavëshi i pushimit do të jetë në favorin tonë. Presim edhe një sulmues kroat të njohur dhe e mbyllim merkaton.”

Të veçanta:

‑ Në tribunën VIP, krahas dy presidentëve, Ylli Ndroqi e Artan Djala, nuk mungoi edhe kreu i FSHF-së, Armand Duka, por edhe kryebashkiaku i Peqinit, Ilir Rrusha dhe boksieri Kreshnik Qato.

‑ Tifozë të shumtë kanë ndjekur sfidën e djeshme nga të dy ekipet. Ata për gjatë gjithë sfidës kanë mbështetur ekipet e tyre, duke elektrizuar atmosferën në “Qemal Stafa”.

‑ Para se të fillonte sfida, Kastrioti ka pasur në stol vetëm dy rezerva, Tafajn dhe Jushin, por më pas janë shtuar edhe Malaj dhe Tepshi.

/sportishqiptar/

About the author:

Leave a comment

Back to Top