Shkumbini Konfirmon vetem largime

Shkumbini Konfirmon vetem largime

Shkumbini Konfirmon vetem largime

No Comments on Shkumbini Konfirmon vetem largime

Ne ditet e nxehta te kesaj vere nje grup sportistesh peqinas i jane pergjigjur me korrektesi pergatitores se trajnerit Mile. Gjithcka ka kater jave qe vazhdon te funksionoje por me lojtare te cilet sterviten me koken pas. Cfare do te ndodhe kete sezon me shkumbinin. A do te paguhen lojtaret? A do te kete perforcime tek shkumbini? A do te mund te regjistrohet shkumbini si sha per te marre pjese ne kampionat? Kane mbetur edhe tre jave per te pare cilat do te jene pergjigjet e ketyre dilemave por ne horizont ka vetem “vape dhe shume pak shpresa per shi te bereqetshem”.
Ne keto dite nga burime prane drejtuesve te klubit nuk ka asnje perforcim ne merkato por nga ana tjeter nuk fshihen dot largimet. Me gjithe insistimin e shefit te klubit Isai lojtaret jane duke terhequr letrat per te pare drejtimin e tyre te lodhur nga pritja per nje rregullim te situates ne klubin peqinas.
Bejte pritet te bashkohet ekipit te Lushnjes por mundesia eshte te mbroje edhe porten Ballshiote.
Mujdragic Pritet te kaloje na kampionatin serb por shanse ka edhe per ekipin e Tiranes ne shqiperi.
Veliaj i eshte bashkuar ekipit te Teutes se Durresit per sezonin e ardhshem.
Kuli pritet te firmose me ekipin e Dinamos ku eshte shpallur edhe me pare kampion.
Mustafai Pritet te luaje ne greqi me ekipin e Patras apo Verian
Grbovic i eshte bashkuar ekipit te Skenderbeut por me shume gjasa mund te perfundoje tek ekipi i Kamzes qe po pergatitet ne Pogradec.
Krasniqi ka qene i pari qe eshte shperngulur nga shkumbini drejt ekipit te Tomorrit.
Shenaj dhe Gjyla ende pa ekip presin te behen pjese e ekipeve te Beses dhe Tiranes.

About the author:

Leave a comment

Back to Top