Shkumbini, Lluca do gola Superiorë

Shkumbini, Lluca do gola Superiorë

Shkumbini, Lluca do gola Superiorë

No Comments on Shkumbini, Lluca do gola Superiorë

Përballja ndaj Apolonisë në kampionat është duke afruar dhe në Peqin të gjithë mundohen të japin maksimumin për të qenë në vëmendjen e trajnerit Mile. Edhe në ndeshjen miqësore ndaj Ilirisë së Mitrovicës ranë në sy mungesa e dyshes sulmuese Mustafai-Dervishi. Dëmtimet i kanë ndjekur këto javët e fundit lojtarët ndaj edhe trajneri Mile i ka ruajtur lojtarët kryesor të sulmit nga ndonjë sforcim. Kjo i ka hapur dritë jeshile dy sulmuesve të rinj të Shkumbinit, Maganit dhe Llucës që të aktivizohet dhe të tregojnë vlerat e tyre. Dhe që të dy nuk kanë zhgënjyer teksa e kanë bërë detyrën më së miri duke shënuar secili nga një gol në fitoren 2-0. Për Llucën dëshira është që këto gola të vijnë dhe të festohen me shokët në kampionat. “Është moment që e presim të gjithë pikërisht aktivizimin në ekip. Momenti që jemi në fushën e lojës kërkojmë të japim më të mirën dhe padyshim që të shënojmë. Në të gjitha ndeshjet që jam aktivizuar jam përpjekur që të jap maksimumin. Padyshim që na duhet të punojmë shumë për të qenë në formën më të mirë të mundshme. Për mua çdo ndeshje që aktivizohem impenjohem si për takime zyrtare. Më vjen mirë që kam arritur të shënoj dhe për aktivizimin. E kam të qartë që konkurenca në vijën e sulmit është e madhe por kjo nuk do të më ndalë për të punuar dhe për të shpresuar që të jap kontributin tim në kampionat. Nëse do të jem në fushën e lojës gjithnjë do të jap maksimumin që golat që kam shënuar deri më tani të jenë të pranishëm në ndeshjet në kampionat”.

About the author:

Leave a comment

Back to Top