Shkumbini luan “finalet” që në fillim

Shkumbini luan “finalet” që në fillim

Shkumbini luan “finalet” që në fillim

No Comments on Shkumbini luan “finalet” që në fillim

Faza e dytë e kampionatit hyn në startin e saj në fundjavën e ardhshme. Në Peqin kanë filluar të mendojnë mirë për përballjen ndaj Bylisit, për të nisur me këmbë të mbarë këtë fazë të dytë. Tashmë për djemtë e Miles i gjithë përqendrimi do të jetë në kampionat pasi ata kanë hequr dorë nga Kupa që në fazën e parë në grupe. Për mesfushorin Kafazi, situata mbetet e varur shumë nga nisja e kësaj faze të dytë, pasi një nisje e mbarë do të mbante lart moralin e ekipin e në rast të kundërt gjithçka mund të komplikohet dhe të marrë rrugë jo të mbarë. Në një prononcim të tij mesfushori Kafazi shprehet:

“Kjo javë që do të nisë do të jetë edhe java anti-Bylis me të cilën do të nisim fazën e dytë. Mendoj se jemi përgatitur me shumë seriozitet për vazhdimësinë e fazës së dytë dhe kjo na bën që të mendojmë tashmë për takimin e rëndësishëm të radhës. Trajneri Mile na ka bërë të qartë që pas një paraqitje të mirë në fazën e parë, është e domosdoshme të fillojmë kampionatin në mënyrën e duhur, për të mos rrezikuar që të përfshihemi në ujra të turbullt drejnt fundit”.
Duke u ndalur tek vlerat e ballshiotëve, Kafazi theksoi: “Bylisi është një kundërshtar që nuk duhet nënvleftësuar, prandaj fitoren nuk duhet ta mendojmë të lehtë. Për ekipin mendoj se vazhdimësia mund të lidhet shumë me këtë ndeshje, por kjo nuk duhet të na ngarkojë psikologjikisht. Këtë fazë të dytë do ta përballojmë sërish me forcat tona dhe padyshim që jemi koshient që gjithçka do të jetë edhe më e vështirë. Por ne do të japim maksimumin që sërisht nëpërmjet ndjenjës së sakrificës dhe mobilizimit të përgjithshëm ta kalojmë me sukses këtë provë të vështirë. Ajo për të cilën mendoj se kemi nevojë më shumë se kurrë është mbështetja e tifozëve tanë. Jo se na ka munguar por këtë herë për ne është e domosdoshme. Nëse e nisim me këmbë të mbarë në këtë ndeshje atëherë kjo do të ndikojë pozitivisht në moralin e ekipit”.

About the author:

Leave a comment

Back to Top