Shkumbini mburret: Jemi ekipi më “fair-play”

Shkumbini mburret: Jemi ekipi më “fair-play”

Shkumbini mburret: Jemi ekipi më “fair-play”

No Comments on Shkumbini mburret: Jemi ekipi më “fair-play”

Shkumbini këtë sezon futbollistik është paraqitur krejtësisht ndryshe nga ato të mëparshmet në Superiore, duke pasur në përbërje një numër të madh futbollistësh vendës. Trajneri Mile, falë aftësive të tij, ka arritur t’i shndërrojë peqinasit në një skuadër të denjë dhe konkurruese në Superiore, pavarësisht se në përbërje nuk ka emra të spikatur, por djem të rinj e të talentuar. Një tjetër veçori që ka spikatur te bardhekaltrit është pa dyshim edhe disiplina që i karakterizon. Në këtë sezon futbollistik ata kanë treguar se luajnë hapur dhe në mënyrë korrekte, duke pranuar rezultatin ndaj çdo kundërshtari, si në transfertë edhe në fushën e vet. Kjo ka bërë që Shkumbini të jetë një prej skuadrave më “fair play” të Superiores, duke qenë larg çdo akti antisportiv. Veprimet e dhunshme që kanë shoqëruar kampionatin këtë sezon e kanë zbehur disi bukurinë e futbollit në vendin tonë, mirëpo në Peqin prej kohësh është duke u punuar me intensitet që këto veprime antisportive të mos jenë pjesë e këtij qyteti që jeton me futbollin. Përkundrazi, sjellja e tifogrupit bardhekaltër “Besnikët” është për t’u marrë në konsideratë, sepse ka treguar kulturë sportive në të gjitha stadiumet ku ka qenë e pranishme në mbështetje të Shkumbinit.

About the author:

Leave a comment

Back to Top