Shkumbini, në kërkim të një bomberi kosovar

Shkumbini, në kërkim të një bomberi kosovar

No Comments on Shkumbini, në kërkim të një bomberi kosovar

Drejtuesit e Shkumbinit vijojnë të jenë të fokusuar në merkato, duke studiuar me kujdes disa alternativa të mundshme, të cilat pritet që t’i afrohen ekipit në kuadrin e përforcimeve. Aktualisht, krerët bardhekaltër janë në kërkim të një bomberi, i cili do të plotësonte pikë së pari kërkesat që trajneri Kristaq Mile ka për repartin ofensiv. Pista më e afërt e merkatos është ajo në Kosovë, ku drejtuesit e klubit peqinas janë në bisedime për të marrë shërbimet e një sulmuesi kosovar që aktivizohet te skuadra e Prishtinës. Me të dhënat që ai ka, mund të jetë përforcimi i duhur për sulmin e Shkumbinit. Mirëpo edhe nëse pëlqehet nga stafi teknik, fjalën fundit e kanë drejtuesit e klubit peqinas, të cilët duhet të arrijnë më pas akordin financiar. Javë më parë ishte sulmuesi boshnjak, Altin Gërboviç, ai që u vetofrua për të ardhur në radhët bardhekaltër, por deri më tani ai nuk është kontaktuar nga drejtuesit.
Fatmir Ahmeti

About the author:

Leave a comment

Back to Top