Shkumbini në merkato, kërkohet një organizator

Shkumbini në merkato, kërkohet një organizator

No Comments on Shkumbini në merkato, kërkohet një organizator

Megjithëse kampionati ka përfunduar dhe skuadra e Shkumbinit është duke shijuar ditë të qeta pushimi, ka nga ata drejtues të klubit që mendojnë edhe për të ardhmen e ekipit. Sipas burimeve që vijnë nga klubi, mësohet se nën fokusin e merkatos së bardhekaltërve për sezonin e ardhshëm është afrimi i një mesfushori në rolin e organizatorit. Pas largimit në janar të mesfushorit Arvist Gjata drejt Tiranës, klubi peqinas afroi maqedonasin Nastovski, por ky i fundit nuk arriti që të bindte asnjëherë me paraqitjet e tij. Reparti i mesit të fushës ka pasur alternativa të pakta në dispozicion, aq sa shpeshherë trajneri Mile ka qenë i detyruar që të improvizonte, duke aktivizuar futbollistë të tjerë. Ndërsa për sezonin e ri mësohet se drejtuesit do të afrojnë një organizator të mirëfilltë, duke e përqendruar merkaton në kampionatin shqiptar. Në fakt, mësohet se drejtuesit peqinas kanë piketuar që tani se kujt mund t’i bëjnë ofertë për të veshur fanellën bardhekaltër, por sigurisht që nuk nxitohen të bëjnë publikë emrat për arsye se është ende herët. Më parë duhet të përcaktohet qartë se kur do të mblidhet ekipi për të nisur përgatitjet për sezonin e ri, e më pas do të operohet në merkato për të afruar ndonjë element të domosdoshëm.
Fatmir Ahmeti

/Panorama/Shkumbini.com/

About the author:

Leave a comment

Back to Top