Shkumbini, priten lojtarët dhe donatorët

Shkumbini, priten lojtarët dhe donatorët

No Comments on Shkumbini, priten lojtarët dhe donatorët

Në kampin peqinas dje ka startuar java e dytë e përgatitjeve për sezonin e ri futbollistik, ku përveç lojtarëve vendës ende nuk ka asnjë tjetër të afruar. Drejtuesit e klubit kanë bindur të qëndrojnë deri tani futbollistët me eksperiencë, pasi janë të sigurt se çështja financiare do mund të zgjidhet brenda një afati kohor të përcaktuar. Vetë shefi i klubit, Astrit Isaji, pohon se këto ditë janë vendimtare për të ardhmen e skuadrës dhe beson në një konkluzion pozitiv. “Është e vërtetë që prej më se një jave kemi startuar fazën përgatitore. Gjithashtu, kemi rënë dakord edhe me trajnerin Gugash Magani, i cili me të drejtë kërkon garanci financiare përpara se të marrë drejtimin e skuadrës. Në fakt, ne si drejtues prej kohësh jemi të hapur për shitjen e aksioneve të Shkumbinit ndaj çdo njeriu të interesuar për të investuar në futboll. Por, nga ana tjetër, po provojmë të gjitha mundësitë për të afruar sponsorë të ndryshëm. Në këtë drejtim jemi ende në pritje të përgjigjeve pozitive. Ditët në vijim do të jenë përcaktuese për të ardhmen”, – thotë Isaji, i cili flet më tej edhe në lidhje me merkaton e Shkumbinit. “Sigurisht, edhe skuadra jonë ka nevojë për afrime cilësore, pasi duam që të përforcojmë ato reparte në të cilat kemi pasur mangësi në sezonin e shkuar”, – përfundon prononcimin e tij shefi Isaji.
Fatmir Ahmeti

/Panorama/Shkumbini.com/

About the author:

Leave a comment

Back to Top