Shkumbini “rrjedh” i qetë, merkato është në vendnumëro

Shkumbini “rrjedh” i qetë, merkato është në vendnumëro

Shkumbini “rrjedh” i qetë, merkato është në vendnumëro

No Comments on Shkumbini “rrjedh” i qetë, merkato është në vendnumëro

Gava dhe Kaja jane ne planet e peqinasve , kane nisur bisedimet ,por nuk ka asgje konkrete.Megjithese trajneri Mile eshte i bindur qe do t`i kete ne gjirin e skuadres peqinase

Takimi miqësor midis Shkumbinit dhe fqinjëve të Elbasanit duket se ka patur një qëllim madhor, siç është merkatoja. Dhe ka qenë momenti i duhur që palët të bisedojnë, gjërë e gjatë, për të këmbyer lojtarë mes tyre. Mesfushori Gava i bën shumë punë trajnerit Mile, ndaj ky i fundit ka folur me lojtarin për t’i ofruar gatishmërinë për ta veshur bardhekaltër. Por si të mos mjaftojë kjo, ekipi, ndonëse nuk ka ende baza të forta ekonomike, nuk do të rrijë duarkryq. Një tjetër lojtar po shihet me një sy të mirë për afrimin tek Shkumbini. Bëhet fjalë për mbrojtësin 24-vjeçar Kaja. Lojtari ka qenë në prag të transferimit të tij tek peqinasit që në merkaton e verës, por beratasit janë treguar më të vendosur në marrjen e lojtarit. Mbrojtësi i qendrës pëlqehet shumë nga trajneri Mile, i cili ka kërkuar që herët që lojtari të jetë pjesë e Shkumbinit.

About the author:

Leave a comment

Back to Top