Shkumbini, stërvitje me “bukë me vete”

Shkumbini, stërvitje me “bukë me vete”

Shkumbini, stërvitje me “bukë me vete”

No Comments on Shkumbini, stërvitje me “bukë me vete”

Që prej 10 ditësh ekipi i  Shkumbinit është i  grumbulluar në qendrën stërvitore pranë stadiumit dhe ka vazhduar fazën përgatitore. Trajneri Kristaq Mile nuk ka pasur asnjë kundërshtim që të punojë me grupin e lojtarëve që ka në dispozicion, ndonëse situata në kampin bardhekaltër duket e pafavorshme për krizën ekonomike që ka mbërthyer ekipin, pa mbështetje financiare. Bashkia e vetme është e pafuqishme të përballojë shpenzimet ekonomike për mbarëvajtjen e të gjithë kampionatit, merkaton dhe shpenzimet dytësore.

Stërvitja – Tashmë që lojtarët e kanë fituar tempin e seancave përgatitore, duket se Mile ka dashur t’i përfshijë në atë që mund të quhet pjesa kulmore e punës. Përgatitja fizike është një nga elementët bazë për të cilin trajneri ka gjetur zgjidhjen duke dyfishuar seancat stërvitore. Për dy javë skuadra do t’i nënshtrohet një pune me intensitet më të lartë e më pas pritet që gjithçka të normalizohet.

Merkato – Zhvillimet në merkato kanë mbetur në vendnumëro, duke mos u afruar ende asnjë lojtar i  ri. Deri në këto momente bërthama e ekipit do të përbëhet nga lojtarët peqinas me më shumë eksperiencë si Pashja, Xhyra, Ramazani, Salliu, Magani në mbrojtje, Dervishi, Gjata, Lundraxhiu, Sulkja, Isai e Balliu në mesfushë dhe Mustafai e Branica në vijën e sulmit. Këtij grupi do t’u bashkohen edhe të rinj si Ajazi, Vogli, E. Lundraxhiu, Nexha e A. Magani. Me gjithë problemet financiare që po kalon klubi në ditët në vazhdim mund të ketë edhe ndonjë afrim të mundshëm të disa lojtarëve të cilët mund t’i bashkohen boshtit të krijuar nga vendasit.

Lulzim Resuli

About the author:

Leave a comment

Back to Top