Shkumbini, sytë nga Roland Dervishi për anti-kampionët

Shkumbini, sytë nga Roland Dervishi për anti-kampionët

Shkumbini, sytë nga Roland Dervishi për anti-kampionët

No Comments on Shkumbini, sytë nga Roland Dervishi për anti-kampionët

Shkumbini ka rinisur përgatitjet për sfidën e radhës, të cilën do ta zhvillojë në fushën e vet përballë ekipit kampion në fuqi, Skënderbeut. Bardhekaltrit e drejtuar nga Kristaq Mile vijnë në këtë ndeshje pas barazimit në transfertë me Apoloninë. Trajneri beratas i Shkumbinit i ka përgëzuar futbollistët e tij për lojën dhe pikën e marrë në Fier, por nga ana tjetër ka kërkuar vazhdimësinë edhe në ndeshjen e radhës ndaj Skënderbeut. Tekniku kërkon që futbollistët e tij të përqendrohen vetëm te kjo përballje, duke e konsideruar si finalen e radhës. Për sfidën përballë kampionëve në fuqi rikthehet nën urdhrat e Miles mesfushori organizator, Albano Isaji, i cili shleu pezullimin një javor. Rikthimi i Isajit shton alternativat në repartin e mesfushës, ndërkohë që pritet të ketë lëvizje në formacion për shkak të mungesës së sulmuesit Mustafaji. Ky i fundit nuk do të jetë në dispozicion për këtë ndeshje, për shkak të kartonit të kuq që mori në Fier. Goleadori bardhekaltër, Roland Dervishi, do të jetë pika e vetme referuese në repartin e sulmit të Shkumbinit. Dervishi, i cili kryeson listën e golashënuesve me 11 gola të shënuar vetëm gjatë fazës së parë, ende nuk e ka gjetur rrugën e rrjetës në dy sfidat e zhvilluara në fazën e dytë.

About the author:

Leave a comment

Back to Top