Shkumbini: Të paktën një pikë në Kamëz

Shkumbini: Të paktën një pikë në Kamëz

Shkumbini: Të paktën një pikë në Kamëz

No Comments on Shkumbini: Të paktën një pikë në Kamëz

Sulmuesi Mustafai mendon se skuadra e tij ka marrë tri barazime rresth së fundmi, por mund të merrte në cdo ndeshje pikët e plota. “Padyshim që në secilën nga këto ndeshje mund të kishim marrë tre pikë të plota ndaj mendoj se kemi humbur në çdo sfidë nga dy pikë. Kemi bërë më të mirën e mundshme por fakti që luftojmë në kampionat na e bën të detyrueshme marrjen e pikëve të plota. Futbolli është i tillë që pranon çdo rezultat ndaj mendoj se duhet të pranojmë verdiktin e takimit. Na duhet tashmë të shohim përpara për takimet e tjera pasi çdo sfidë për ne mbetet finale deri në fund të kampionatit. Këtë javë do të kemi një përballje të vështirë në transfertën e Kamzës. Mendoj se takimi do të jetë i vështirë pasi kundërshtari vjen pas një rezultati pozitiv. Por nga ana tjetër edhe për ne morali mbetet i lartë pasi nuk kemi humbur në tre takimet e fundit. Për ne ka shumë rëndësi që të vazhdojmë në këtë rrugë duke shpresuar që edhe në këtë transfetë të mos pësojmë humbje”.

About the author:

Leave a comment

Back to Top