Shkumbini, të rinjtë kërkojnë më shumë besim ndaj tyre

Shkumbini, të rinjtë kërkojnë më shumë besim ndaj tyre

Shkumbini, të rinjtë kërkojnë më shumë besim ndaj tyre

No Comments on Shkumbini, të rinjtë kërkojnë më shumë besim ndaj tyre

Shkumbini kërkon të bëjë sa më shumë përforcime në mesfushë, megjithatë, të rinjtë që ka në skuadër garantojnë se ata mund ta bëjnë mirë punën e tyre . Mesfushori 20-vjeçar, Albano Isai, është i gatshëm që të kontribuojë tek ekipi i Shkumbinit, ndonëse e ka të qartë se faza e dytë do të jetë edhe më e ngarkuar sesa pjesa e kampionatit që u la pas. “Paçka se ekipi është duke punuar me ngarkesë të plotë dhe me intensitet të lartë, kuptohet që nuk ka vend për t’u kënaqur. Gjithçka do të jetë shumë e vështirë ndaj edhe pritet maksimumi nga të gjithë. Sikurse në fazën e pare, teksa lojtarët e rinj peqinas kanë mbajtur një peshë të konsiderueshme edhe në këtë fazë të dytë mendoj se do të jetë hapësira e duhur për të gjithë ne. Jam mëse i gatshëm që të jem pjesë e këtij ekipi, për të vazhduar në rrugën që kemi nisur në fazën e parë. Nëse kemi bërë diçka të mirë në këtë fazë mendoj se në fazën e dytë gjithçka do të jetë edhe më e vështirë. Prandaj na duhet që të përgatitemi maksimalisht për të përballuar me sukses deri në fund këtë kompeticion. Kemi edhe dy javë në dispozicion ndaj duhet të shfrytëzojmë të gjithë kohën në maksimum. Dua të falenderoj trajnerin Mile për punën që ka bërë me ne, por edhe për besimin që ka patur tek të rinjtë e ekipit, për të luftuar deri në fund që Shkumbini të vazhdojë të jetë mes ekipeve më të mira të Superligës”, ka përfunduar mesfushori Isai.

About the author:

Leave a comment

Back to Top