Shkumbini, vjen në provë serbi Stojkoviç

Shkumbini, vjen në provë serbi Stojkoviç

No Comments on Shkumbini, vjen në provë serbi Stojkoviç

Klubi peqinas vijon të jetë aktiv në merkato dhe këtë javë me shumë gjasa drejtuesit e klubit, duke marrë parasysh edhe kërkesat e Maganit, do të bëjnë edhe lëvizjet e fundit. Humbjet e njëpasnjëshme në takimet miqësore e kanë bindur trajnerin se i duhen me doemos disa blerje cilësore. Pas afrimit të Gavës, Kaçulit dhe Devollit, tekniku do edhe dy blerje, duke ditur që ky do të jetë një sezon tejet i vështirë. Kështu, së fundmi, në radhët e bardhekaltërve ka ardhur në provë ish-futbollisti serb i Besëlidhjes, Aleksandër Stojkoviç, cili është aktivizuar në takimin përballë Bylisit. Përshtypjet e para të stafit teknik për mbrojtësin serb ishin pozitive, megjithëse në lidhje me të ardhmen e tij te Shkumbini ose jo do të vendoset të mërkurën, ditë kur është programuar që të zhvillohet miqësorja me Tomorin.
Senegalezi – Ndërsa futbollisti senegalez El Haxhi Mensur, i cili nuk u aktivizua të premten për shkak të formës fizike, pritet që provën ta nisë vetëm të hënën. Ish-mesfushori i Dinamos kërkon që të fillojë një aventurë të re në Peqin, i shtyrë edhe nga bashkëpatrioti i tij, Papa Diop. Ky i fundit nuk do të jetë pjesë e Shkumbinit, pasi ka nënshkruar për një skuadër iraniane. Por, këta futbollistë, ndoshta nuk do të jenë të vetmet afrime te Shkumbini, pasi mund të kryhet edhe ndonjë goditje cilësore gjatë javës së ardhshme.
Fatmir Ahmeti

/Panorama/Shkumbini.com/

About the author:

Leave a comment

Back to Top