Shkumbini, vjen një mbrojtës nga Maqedonia

Shkumbini, vjen një mbrojtës nga Maqedonia

Shkumbini, vjen një mbrojtës nga Maqedonia

No Comments on Shkumbini, vjen një mbrojtës nga Maqedonia

Klubi peqinas më në fund ka filluar të lëvizë në merkato. Prurja e parë është qendërmbrojtësi shqiptaro-maqedonas, Arjeton Ziba, i cili është bashkuar me skuadrën e Miles dje në stërvitje dhe menjëherë ka rënë në sy për lojën e tij të mirë. Mbrojtësi maqedonas pritej që të debutonte në miqësoren e programuar përballë Gramshit, mirëpo takimi është anuluar për shkak të reshjeve të shiut. Trajneri Mile ka shfrytëzuar një ndeshje brenda grupit për të parë më nga afër formën e futbollistit maqedonas. Mësohet se mbrojtësi ka të dhëna të mira, dhe në rast se stafi teknik jep miratimin për të, atëherë do t’i takojë drejtuesve të klubit që të mbyllin akordin financiar me lojtarin. Por përveç maqedonasit të ardhur dje, në radhët e peqinasve pritet që të vijë edhe një tjetër futbollist i huaj, pikërisht një mesfushor serb. Sipas burimeve pranë klubit, mësohet se futbollisti në fjalë zotëron cilësi të mira dhe luan në rolin e organizatorit të mirëfilltë. Me largimin e mesfushorit Gjata drejt Tiranës, peqinasit janë hedhur në kërkim të një organizatori, kjo edhe me kërkesë të trajnerit Mile. Pas dështimit të pistës së mesfushorit elbasanas Gava, drejtuesit e klubit menduan që të afrojnë futbollistë që janë të gatshëm të luajnë në Shqipëri nga kampionatet sllave. Prurja e parë është ajo e mbrojtësit maqedonas, ndërsa këto ditë pritet që të vijë edhe mesfushori serb.

About the author:

Leave a comment

Back to Top