Shkumbini/ Xhyra premton besnikëri

Shkumbini/ Xhyra premton besnikëri

Shkumbini/ Xhyra premton besnikëri

No Comments on Shkumbini/ Xhyra premton besnikëri

Nëse lojtarët e huaj, pjesë e ekipit të Shkumbinit në sezonin e kaluar janë duke menduar për ofertat që kanë nga ekipe të tjera shqiptare, ka lojtarë peqinas të cilët vazhdojnë të presin zhvillimet në klubin e Shkumbinit. Mbrojtësi shtatlartë, Kelmend Xhyra, prej shumë vitesh ka qenë pjesë e ekipit të Shkumbinit dhe këtë sezon, ai po vazhdon të mendojë për të qëndruar në këtë ekip. Mirëpo, siç thotë vetë Xhyra, i cili pak ditë më parë është bërë baba për herë të pare ai po prêt zhvillime: “Situata të tilla para kampionatit, tek ekipi i Shkumbinit ka patur edhe sezonet e kaluara, në disa raste ato kanë gjetur zgjidhje me shpejt e në raste të tjera situata ka qenë më e rëndë. Si sportistë të dalë nga ky ekip, ne jemi më pranë zhvillimeve dhe pritjes për rregullimin e situatës në ekipin tonë. Padyshim që kjo nuk do të thotë se nuk ka ekipe të tjera që janë gati për të më ofruar një vend në ekip, por dëshira ime ka qenë që të bisedoj me të tjerë vetëm pasi të kuptoj se çfarë do të bëjë klubi peqinas. Ndonëse ende nuk kemi nisur përgatitoren, mendoj se jemi në kohë. Gjithçka mund të rikuperohet gjatë rrugës. Shpresoj që të ofrohet një president i ri dhe të ketë garanci financiare për skuadrën” përfundoi Xhyra.

Lulzim Resuli

About the author:

Leave a comment

Back to Top