Shkumbini zbret në fushë, Mustafaji firma e parë

Shkumbini zbret në fushë, Mustafaji firma e parë

No Comments on Shkumbini zbret në fushë, Mustafaji firma e parë

Ashtu siç edhe ishte parashikuar, Shkumbini ka startuar dje fazën përgatitore për sezonin e ri futbollistik. Pa financa, por edhe pa trajner, peqinasit kanë vijuar punën me numrin dy të kësaj pankine. Në një bisedë për “Panorama Sport”, shefi i klubit, Astrit Isaji, në lidhje startimin e seancave stërvitore pohoi: “Të gjitha problemet në klub janë të mbyllura. Skuadra do të fillojë punën me zëvendëstrajnerin Klodian Dervishi, derisa të përzgjedhim trajnerin e parë. Ne jemi në bisedime me disa teknikë të njohur, emrat e të cilëve nuk mund t’i bëjmë të ditur. Ndërkohë që i kemi bërë ftesë të gjithë grupit të lojtarëve që mbyllën sezonin. Kemi menduar që përgatitorja të zhvillohet në ambientet sportive që ne disponojmë, por nuk përjashtohet mundësia e një lëvizjeje jashtë qytetit”. Ndërsa, sa i përket merkatos, Isaji pohoi: “Jemi në tratativa të vazhdueshme me disa lojtarë me peshë. Politika e klubit tonë, së pari është të ruajë të gjithë kontingjentin e lojtarëve që kanë mbyllur sezonin e kaluar. Këtë e kemi arritur më së miri me konfirmimin e sulmuesit Erion Mustsafaji, i cili ka nënshkruar. Mirëpo, s’mund të fshehim tratativat edhe me qendërmbrojtësin Papa Diop. Shpresoj që këtë sezon t’i kemi të gjitha kushtet, në mënyrë që ekipi të punojë i qetë”.

/Panorama/Shkumbini.com/

About the author:

Leave a comment

Back to Top