Sulkja: Ndalesa e Teutës do të jetë në Peqin

Sulkja: Ndalesa e Teutës do të jetë në Peqin

Sulkja: Ndalesa e Teutës do të jetë në Peqin

No Comments on Sulkja: Ndalesa e Teutës do të jetë në Peqin

Shkumbini – Teuta (e diel 14:00)

Shkumbini: Kotorri, Diop, Salliu, Ramazani, Isaj, Pashja, Sulkja, Shenaj, Xhyra, Mustafaj, Dervishi. Trajner: K. Mile.

Teuta: Rizvani, Stafa, Osmani, Sheta, Jakupi, Veliaj, Tairi, Dosti, Mancaku, Çota, Pepa. Trajner: H. Lika.

Bilanci

44 ndeshje (+15 =8 -21. Gol: 45-51)

Fitorja e fundit e Shkumbinit:

1-0, më 28.3.2010

Barazimi i fundit:

1-1, më 26.1.2011

Fitorja e fundit e Teutës:

3-1, më 30.4.2011

Stadiumi i Peqinit

 

Dita e djeshme ka qenë disi e veçantë për mesfushorin e Shkumbinit, Eneo Sulkja. Dje ai mbushi 18 vjeç dhe kërkoi që gëzimin e ditëlindjes ta ndante me shokët e ekipit.  Përpara seancës së pasdites, nuk munguan urimet e rastit nga futbollistët e nga drejtuesit dhe Eneo, i përgatitur për këtë rast, i qerasi të gjithë me radhë.

“Ka qenë kënaqësi e madhe për mua kur më kanë uruar të gjithë lojtarët, si dhe  drejtuesit. Në mënyrë të veçantë më ka bërë përshtypje urimi i dhënë nga futbollistë të tillë, si Pashja, Dervishi, Kotorri, Diopi etj. Unë i kam pasur si idhuj më parë këta futbollistë dhe fati e deshi që me përkrahjen e trajnerëve Mile dhe Dervishi, unë të luaj krah tyre me formacionin e Shkumbinit.

Kjo më nxit akoma më shumë që unë ta justifikoj sa më mirë besimin e dhënë, duke bërë më të mirën në ndeshjen e radhës me Teutën. Nuk e fsheh dëshirën që të dielën do të doja që të shënoj gol për ekipin tim, që do të jetë i dyti pas atij me Apoloninë në Peqin, për të pasur mundësi që ta festoj edhe më mirë  bashkë me ekipin ditëlindjen time. Kemi ditë që përgatitemi për ndeshjen me Teutën dhe unë jam i bindur që durrsakët më në fund do të bëjnë një ndalesë në Peqin.

E them këtë duke parë përgatitjet e ekipit tonë në stërvitje, për vetë pozitën ku ndodhemi në renditje. Ia kam kërkuar ekipit fitoren me Teutën si një dhuratë për ditëlindjen time. Dihet që nuk do ta kemi të lehtë përballë ekipit që kryeson me meritë kampionatin, por dihet gjithashtu që Teuta nuk është e pathyeshme, aq më tepër që ndeshja do të luhet në Peqin, duke pasur pranë ndihmën dhe mbështetjen e tifozëve tanë,” – ka përfunduar Eneo Sulkja, që dje mbushi 18 vjeç.

About the author:

Leave a comment

Back to Top