dhuna-ne-stadiume

Besa, konvertim me lekë të dënimit të fushës

Klubi kavajas mund të paguajë 40 milionë lekë të vjetra për të rikhyer tifozët Dy javë më parë tifozët e Besës u dënuan të mos ndjekin ekipin e tyre të zemrës për 4 javë rresht. Kjo pas vendimit të komisionit të disiplinës për moslejimin e zhvillimit të takimit Besa SkënderbeuContinue reading →

Disiplina zbaton rregulloren, “thikën në palcë” dhunës

Kavajasit do të luajnë 4 ndeshje pa tifozë dhe gjobiten 1 milion lekë. Continue reading →

Ja vendimet e komisionit te disiplines..denohet Elbasani dhe Besa

U mblodh të mërkurën rreth mesditës Komisioni i Disiplinës praën FSHF-së, ku mori në shqyrtim problematikën e madhe, të vënë re qysh në javën e parë të kampionatit të ri kombëtar. Të identifikuara në aksin Elbasan-Kavajë, problemet e tifozërive respektive, që diktuan edhe mospërfundimin e ndeshjes Besa-Skënderbeu, Disiplina ka “mprehur shpatën” pikërisht në këtë drejtim. Duke i vënë “kycin” për tifozët stadiumit të Kavajës, për 4 ndeshje, që sipas kalendarit, Besa duhet t’i luajë në shtëpi, ndërsa Elbasani dy ndeshje të tillaContinue reading →

Besa Skënderbeu, tifozët “sabotojnë” ndeshjen

Takimi ndërpritet në minutën e 87-të, pas goditjes së anësorit Rexha dhe hedhjeve të sendeve në fushë Mëkat që një futboll i tillë dhe një festë brilante në stadiumin “Besa” të përfundojnë me shishe plastike e ndërprerje takimi. Kishin ardhur të gjithë, që nga ministri Bode, presidenti Duka, presidentë klubesh, trainerë, ministra dhe zv/ministra për të shijuar futbollin e dy ekipeve që pretendojnë titullin. Me qindra tifozë korçarë të mirëpritur dhe me një hapje takimi fantastike me lule dhe urime. Continue reading →

Skandalet në stadiume, ndal dhunës që në gjenezë!

Shfaqjet e dhunës që në javën e parë i vë komisionet juridike para përgjegjësisë së zbatimit të rregullores Me përfundimit e takimit Besa-Skënderbeu, e luajtur dje në stadiumin e kavajës, janë mbyllur gjashtë ndeshjet e javës së parë të kategorisë superiore për sezonin futbollistik 2010-2011. Pa dyshim që rezultati më surprizë i kësaj jave ka qenë fitorja e merituar e Flamurtarit në transfertë me kampionët në fuqi të Dinamos. Continue reading →

Ndërpritet ndeshja Besa-Skënderbeu, revoltë e tifozëve kavajas për penalltinë

Nuk paskëshin qenë asgjë shishet e hedhura dje në stadiumin e Elbasanit, sepse një ditë më pas, në Kavajë, ndeshja e shumëpritur, e lënë për të hënën, si “qershia mbi tortë“ për nisjen e kampionatit të ri, ka dhënë sinjale të frikshme. Se dhuna dhe kontestimet ne kampionatin shqiptar nuk dinë të ndalen. Madje, teksa kjo ndodh që në javën e parë të një kampionati të ri, imagjinoni se cfarë sinoptike mund të hamendësojë kushdoContinue reading →