kastrioti

Caca: Ndihemi të karikuar nga përgatitorja

Krutanët vazhdojnë stërvitjen në Ohër të Maqedonisë Skuadra krutane mund të qëndrojë deri më 15 gusht në Ohër të Maqedonisë. Ndërkohë që stërvitja po zhvillohet me ritme të kënaqshme, po ruhet i njëjti regjim stërvitor, ku futbollistët janë të detyruar t’u nënshtrohen dy seancave stërvitore në ditë. Continue reading →

Kroatët nuk “ia mbushin syrin” Ndreut

Kastrioti, pas provës, largon futbollistët Marko Radoviç, Boris Bakoviç dhe Denis Lonçar Tre kroatët e ardhur te skuadra krutane janë larguar dje paradite. Një gjë të tillë e bën të ditur trajneri i skuadrës krutane, Ramazan NdreuContinue reading →

Presidenti Djala: Jam i kënaqur nga ky Kastriot

E veçanta e krutanëve në stërvitjet e deritanishme në Ohër ka të bëjë me atë që pranë skuadrës po qëndron presidenti Artan Djala, që në këtë merkato vere është i interesuar që ta mbyllë sa më parë kontigjentin e futbollistëve të tij, për ta lënë më pas të qetë trajnerin Ndreu të punojë me të tijtë. Pranë skuadrës në Ohër “bosi” i krutanëve, Djala, është shprehur tepër optimist për skuadrën e tij, teksa do të theksonte: “Deri tani jam shumë i kënaqur, sepse kemi bërë afrime vërtet cilësore. Duke filluar që nga Alikaj dhe për të vazhduar më tej me Muçollarin, Çaushajn, Djarmatin etj., të cilët do të jenë baza e skuadrës ku do të mbështetet Kastrioti për sezonin e ri. Continue reading →