saj-periudhe
Magani: Falënderoj Hasanbelliun, por jam trajner i Shkumbinit
“Jam trajneri i Shkumbinit dhe besoj se prezenca ime sot në stërvitje e vërteton më së miri faktin që nuk largohem për te Teuta”. Kështu e nis prononcimin e tij për “Panorama Sport” trajneri peqinas, Gugash Magani, i cili pranon se ka pasur një ofertë nga presidenti i Teutës, Hasanbelliu, për të marrë drejtimin e skuadrës durrsake.
Xhyra: S’na tremb Teuta, e nisim me fitore në shtëpi
Shkumbini ka nisur dje përgatitjet nën drejtimin e trajnerit Gugash Magani, i cili gjatë kësaj jave do të përcaktojë edhe formacionin titullar që do të luajë përballë Teutës në ndeshjen e parë të sezonit. Mbrojtësi Klement Xhyra, i cili pritet ta nisë ndeshjen në formacionin e parë, në një bisedë për “Panorama Sport” ka premtuar se reparti i mbrojtjes do të bëhet mur për sulmuesit durrsakë
Nga Elbasani në Peqin, Gava: Jam si në shtëpi
I konsideruar si një prurje e rëndësishme e merkatos së Shkumbinit gjatë kësaj periudhe, mesfushori elbasanas Orgest Gava pritet të ketë një rol të rëndësishëm në mesfushën e skuadrës peqinase.
Dervishi: Shkumbini si Gllazgou Rejnxhërs
Sulmuesi kryesor i skuadrës peqinase, Roland Dervishi, megjithëse ka pasur disa oferta në adresë të tij, ka preferuar të qëndrojë te Shkumbini e të kontribuojë për sezonin e ardhshëm. Goleadori bardhekaltër pranon se situata financiare në klub për momentin është disi e vështirë, por ai beson se krerët e klubit do të gjejnë një zgjidhje përpara fillimit të kampionatit. “Prej më se dhjetë ditësh kemi startuar përgatitjet për sezonin e ri dhe deri më tani gjithçka po shkon mirë, pavarësisht se na duhet ende shumë punë për të arritur formën optimale.
Pejiç: Dua një gol si bardheblu me Utrehtin
Sulmuesi Pero Pejiç kërkon të bëhet protagonist në sfidën që do të luhet nesër në orën 19:30 në “Qemal Stafa” Blerja e bujshme e bardhebluve, sulmuesi kroat Pero Pejiç, kërkon të shënojë në ndeshjen e kthimit të turit të dytë paraeliminator, ku Tirana do të luajë nesër në orën 19:30 në stadiumin “Qemal Stafa”.
