shkumbini
Magani, ‘presion’ të rinjve: Duhet ta meritoni formacionin!
Në kampin peqinas vijojnë me intensitet të lartë përgatitjet, duke shfrytëzuar në maksimum këtë periudhë ndërprerjeje të kampionatit. Trajneri Gugash Magani është i vetëdijshëm se skuadra e tij duhet të konsolidohet në çdo aspekt, në mënyrë që në ndeshjen e radhës të bëjë një paraqitje krejt ndryshe, ku do të kërkohet edhe fitorja e parë.
Isaji e pranon: S’bëmë merkato
Shkumbini nuk ka mundur dot të marrë asnjë pikë në dy javët e para të kampionatit, pasi ka humbur me Teutën e Tiranën dhe loja nuk ka qenë në nivelet e duhura. “Trajneri Magani me të drejtë ka kërkuar që skuadra të kompletohej edhe me ndonjë element tjetër cilësor, pasi e shihte të domosdoshme përforcimin e disa pozicioneve, por siç dihet situata në klubin tonë nuk ka ndryshuar dhe aktualisht jemi ende pa president, çka ka bërë që edhe lëvizjet në merkato të ishin të kufizuara
Dy humbje në start, Shkumbini prek fundin
Pas javës së dytë të kampionatit, Shkumbini ka regjistruar dy humbje, duke i bërë një start mjaft zhgënjyes sezonit. Peqinasit e kanë nisur me humbje përballë nënkampionëve të Teutës në fushën e tyre, por pa praninë e sportdashësve.
Financat, pengesë për merkaton e Shkumbinit
Drejtuesit e Shkumbinit po tregohen aktivë në merkato. Ata janë në bisedime me futbollistët që synojnë t’i afrojnë për këtë sezon, ndonëse emrat e tyre nuk i bëjnë të ditur.
Mustafaji do një gol për vajzën dhe tifozët peqinas
Kur mbeten edhe vetëm tri ditë nga ndeshja me Teutën, në kampin peqinas ka optimizëm se starti do të jetë i suksesshëm. Stafi teknik, por edhe futbollistët, betohen për “luftë” që në ndeshjen e parë, duke premtuar se ndaj Teutës do të luhet vetëm për fitore.
Xhyra: S’na tremb Teuta, e nisim me fitore në shtëpi
Shkumbini ka nisur dje përgatitjet nën drejtimin e trajnerit Gugash Magani, i cili gjatë kësaj jave do të përcaktojë edhe formacionin titullar që do të luajë përballë Teutës në ndeshjen e parë të sezonit. Mbrojtësi Klement Xhyra, i cili pritet ta nisë ndeshjen në formacionin e parë, në një bisedë për “Panorama Sport” ka premtuar se reparti i mbrojtjes do të bëhet mur për sulmuesit durrsakë
Luhet pa tifozë, por në Peqin zotohen: Ia dalim
Shkumbini e ka mbyllur me fitore ndeshjen e fundit testuese të zhvilluar në transfertë ndaj Ilirisë. Për Maganin, ajo që kishte më shumë rëndësi ishte fakti se ekipi zhvilloi një lojë të mirë e të lirshme. Gjatë kësaj periudhe, numri një i pankinës ka punuar shumë, jo vetëm në aspektin fizik, por edhe në atë psikologjik, duke kërkuar nga të tijtë që të futen në fushën e lojës me grintë e dëshirë për të kërkuar suksesin ndaj çdo kundërshtari
Roland Dervishi: Unë, sërish bomberi i Shkumbinit
Në ndeshjet miqësore që ka zhvilluar Shkumbini është vënë re që reparti i sulmit nuk ka qenë shumë produktiv. Megjithatë, sulmuesi kryesor i bardhekaltërve, Roland Dervishi, kërkon që të qetësojë tifozerinë vendëse, duke premtuar se në kampionat Shkumbini do të paraqitet krejt ndryshe. “Kemi zhvilluar një fazë përgatitore të ngjeshur, e cila na ka shërbyer shumë dhe ajo që ka më tepër rëndësi është fakti që loja e skuadrës është përmirësuar ndjeshëm.
Magani: Me mua askush s’e ka të sigurt vendin
Starti i kampionatit po afron, dhe kjo ka bërë që në Peqin të nisin të mendojnë për ndeshjen e parë, atë ndaj Teutës, të cilën do ta zhvillojnë në fushën e tyre. Jo më kot trajneri i Shkumbinit, Gugash Magani, ka dëshiruar që pjesën më të madhe të takimeve miqësore ta zhvillojë në shtëpi, në mënyrë që futbollistët të ambientohen sa më shumë me fushën dhe, ajo që ka më tepër rëndësi, me lojën e njëri-tjetrit.
